FB IMG 1782379259751

Kostovski: Pas 40 vitesh, rruga “Natanaill Kuçevishki” rindërtohet nga themeli

June 25, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, njoftoi se ka përfunduar rikonstruksioni i rrugës “Natanaill Kuçevishki”, një projekt që, sipas tij, realizohet pas plot katër dekadash.

Kostovski theksoi se nuk ka lejuar realizim jokualitativ të punimeve, duke bërë të ditur se kontraktori i parë është ndaluar dhe larguar nga projekti për shkak të cilësisë së papranueshme të punimeve.

Ai falënderoi banorët e rrugës për mirëkuptimin dhe durimin e treguar gjatë realizimit të projektit.

Sipas njoftimit, rikonstruksioni është realizuar në kohë rekord dhe ka përfshirë një sipërfaqe prej 3.000 metrash katrorë.

“Kjo është edhe një dëshmi e përmbushjes së premtimeve dhe një hap tjetër drejt përmirësimit të infrastrukturës rrugore në Komunën e Butelit”, ka deklaruar Kostovski.

Ai shtoi se besimi i qytetarëve do të justifikohet përmes punës në interes të tyre, ndërsa potencoi se ofensiva ndërtimore në komunë po vazhdon me dinamikë të fuqishme.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ash maqedonia peng i vullnetit politik po e humb te ardhmen evropiane 6a3ce30d93566
Lajmi i mëparshëm

ASH: Maqedonia peng i vullnetit politik, po e humb të ardhmen evropiane

shba dergon ekipe kerkim shpetimi dhe ndihma urgjente pas termeteve ne venezuele 6a3cf5059811f
Lajmi i radhës

SHBA dërgon ekipe kërkim-shpëtimi dhe ndihma urgjente pas tërmeteve në Venezuelë

Të fundit nga

ShkoLartë