DARKO KOSTOVSKI DHE ORCE GJORGJIEVSKI

Kostovski paralajmëron dy mega-parqe të reja në Butel (VIDEO)

October 17, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Butelit dhe njëherësh kandidat i VMRO-DPMNE-së për mandatin e dytë, Darko Kostovski, ka njoftuar për një projekt madhor të gjelbër që pritet ta transformojë pamjen e komunës.

Në një postim në rrjetet sociale, Kostovski theksoi se Buteli tashmë është komuna më e gjelbër në Shkup, por ambicia është që kjo traditë të vazhdojë edhe në vitet në vijim.

“Do të ndërtojmë dy mega-parqe të reja! I pari do të shtrihet menjëherë mbi hyrjen e tretë në lagjen Radishan, ndërsa i dyti do të shtrihet deri te bulevardi ‘Hristijan Todorovski Karposh’”, ka bërë të ditur Kostovski.

Sipas tij, me këtë projekt do të shtohen mijëra metra katrorë të reja gjelbërim, duke e bërë Butelin një hapësirë edhe më të pastër, më të shëndetshme dhe më tërheqëse për qytetarët.

“Do të vazhdojmë ta ndërtojmë komunën tonë në drejtimin e duhur, drejt një Buteli të gjelbër, modern dhe të bukur për të gjithë!”, përfundon Kostovski.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

MUHAMED ELMAZI 3
Lajmi i mëparshëm

Muhamet Elmazi: Radusha tani ka ambulancën e vet moderne, ndryshimi ka filluar!

DARKO 1
Lajmi i radhës

Kostovski: Sh.F “Petar Zdravkovski-Penko” do të bëhet me fasadë të re energjetike! (VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë