DARKO KOSTOVSKI 1

Kostovski nuk ndalet: Ofensiva ndërtimore po ndryshon fytyrën e lagjes Shkup Veri!

June 30, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka informuar se në lagjen Shkup Veri po zhvillohet ofensiva më e madhe ndërtimore, me investime të konsiderueshme në projekte infrastrukturore që synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët.

Sipas Kostovskit, sot ka përfunduar rikonstruksioni i degës së dytë të rrugës “Boro Menkov”, ku përveç asfaltimit janë rindërtuar edhe trotuaret dhe parkingjet paralele.

Njëkohësisht, sipas Kostovskit po realizohet edhe rikonstruksioni i të gjitha shtigjeve hyrëse drejt ndërtesave në rrugët “Boro Menkov”, “Kosturska”, “Lazo Moskov” dhe “Goce Stojçevski”.

Kostovski ka paralajmëruar se së shpejti do të nis edhe rikonstruksioni i rrugës “Kosturska”, i cili do të përfshijë dy hapësira të mëdha parkimi, shtigjet hyrëse dhe për herë të parë, ndërtimin e një trotuari që do të mundësojë lëvizje më të sigurt dhe pa pengesa për këmbësorët.

“Po realizojmë atë që qytetarët e lagjes Shkup Veri e kanë kërkuar prej kohësh. Punojmë me përkushtim për qytetarët dhe për të ardhmen e tyre”, ka deklaruar Kostovski, duke theksuar se kjo është ofensiva më e madhe ndërtimore e realizuar ndonjëherë në këtë pjesë të Komunës së Butelit.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

zjarr prane nje depoje ne shuto orizar po perhapet drejt shtepive 6a4396ae76bbd
Lajmi i mëparshëm

Zjarr pranë një depoje në Shuto Orizar, po përhapet drejt shtëpive

gjykata supreme zgjeron pushtetin e trump 6a43a8a5a14be
Lajmi i radhës

Gjykata Supreme zgjeron pushtetin e Trump

Të fundit nga

ShkoLartë