DARKO KOSTOVSKI VIZBEG

Kostovski: Nuk ka më qytetarë të harruar, fillon rindërtimi i lagjes Vizbeg (FOTO)

November 17, 2025
1 minut lexim

Komuna e Butelit ka filluar sot fazën e re të asfaltimit në lagjen Vizbeg, si pjesë e ofensivës së madhe ndërtimore që po zhvillohet me ritme të përshpejtuara në të gjithë territorin e komunës. Kryetari Darko Kostovski ka njoftuar se po realizohet asfaltimi i një segmenti të rëndësishëm i rrugës “Afrim Zhitia”, me gjatësi prej 300 metra dhe sipërfaqe të re me asfalt prej 1.800 metra katror.

Kjo rrugë po asfaltohet për herë të parë, duke shënuar fundin e një periudhe të gjatë neglizhence për banorët e kësaj lagjeje.

“Nuk ka më qytetarë të harruar. Po investojmë në çdo vendbanim, pa përjashtim,” ka theksuar kryetari Kostovski.

Punimet do të vijojnë edhe në vendbanimet tjera të përfshira në projektin e madh të rindërtimit të infrastrukturës, me qëllim zhvillimin e barabartë dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët e Butelit.

Sipas Kosotovskit, dinamika e punimeve do të mbetet e lartë, ndërsa prioritet mbetet përmirësimi i kushteve të jetesës dhe modernizimi i infrastrukturës rrugore në të gjitha lagjet e komunës së Butelit.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

murtezani prezanton raportim e ke se para komisionit per ceshtje evropiane dhe keshillit nacional per integrime evropiane 691b1bf6b8431
Lajmi i mëparshëm

Murtezani prezanton Raportim e KE-së para Komisionit për Çështje Evropiane dhe Këshillit nacional për Integrime Evropiane

alarm i rrejshem per bomba ne dy shkolla te tetoves 691b23136f9ba
Lajmi i radhës

Alarm i rrejshëm për bomba në dy shkolla të Tetovës

Të fundit nga

ShkoLartë