DARKO

Kostovski: Nisim ndërtimin e 40 shtigjeve këmbësore në Shkup Veri, çdo ditë projekte të reja!

February 23, 2026
1 minut lexim

Komuna e Butelit vazhdon me investimet infrastrukturore në terren. Kryetari i kësaj komune, Darko Kostovski ka njoftuar nisjen e ndërtimit të 40 shtigjeve këmbësore dhe hyrjeve qasëse drejt ndërtesave kolektive në lagjen Shkup Veri.

Sipas njoftimit, projekti përfshin rikonstruimin e hyrjeve të objekteve banesore në rrugët “Boro Menkov”, “Lazo Moskov”, “Goce Stojçevski” dhe “Kosturska”. Me këtë ndërhyrje pritet të zgjidhet edhe problemi i përmbytjeve në hyrjet e ndërtesave, një shqetësim i kahershëm i banorëve të zonës.

“Çdo ditë projekte të reja. Ofensiva ndërtimore po zhvillohet me dinamikë të fuqishme. Janë respektuar të gjitha afatet dhe premtimet ndaj qytetarëve”, ka theksuar Kostovski në reagimin e tij publik.

Sipas Kostovskit synimi tij është zhvillim i barabartë dhe i qëndrueshëm në të gjitha vendbanimet, me fokus të veçantë në përmirësimin e infrastrukturës bazë dhe kushteve për jetesë më cilësore për qytetarët.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

MICKOSKI 1
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Po krijojmë kushte ku dija do të shndërrohet në inovacion, inovacioni në produkt, ndërsa produkti në vende të reja pune

642390789 34141595495486415 2698329239206121950 n
Lajmi i radhës

Indrit Çullhaj për 19 vite radhazi Kampion i Shqipërisë, një epokë e artë në xhudon shqiptare

Të fundit nga

ShkoLartë