DARKO KOSTOVSKI VMRO

Kostovski: Në komunën e Butelit realizuam një “revolucion sportiv”! (VIDEO)

October 6, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Butelit dhe njëherësh kandidati i VMRO-DPMNE-së për mandatin e dytë, Darko Kostovski, ka publikuar një video deklaratë me mesazhin se gjatë katër viteve të fundit Buteli ka përjetuar një “revolucion sportiv”.

Në fjalimin e tij, Kostovski theksoi se komuna ka investuar ndjeshëm në sport dhe infrastrukturë sportive, duke krijuar kushte më të mira për të rinjtë dhe sportistët lokal.

“Investuam në infrastrukturën sportive dhe dhamë mbështetje për sportistët dhe klubet tona si asnjëherë më parë. Për katër vite ndërtuam 5 qendra sportive-rekreative, 13 terrene sportive, 12 kënde lojërash për fëmijë dhe rinovuam sallat shkollore,” ka thënë Kostovski.

Sipas Kostovskit përveç investimeve infrastrukturore, komuna ka ofruar ndihmë të drejtpërdrejtë për klubet sportive dhe ka shpërndarë bursa për sportistët më të suksesshëm.

“Sporteve dhe sportistëve do t’u jap prioritet edhe në mandatin e ardhshëm,” shtoi ai, duke theksuar se Buteli do të vazhdojë të jetë shembull i zhvillimit të sportit lokal dhe të përfshirjes së të rinjve në aktivitete rekreative.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kryenegociatori i hamasit takohet me ndermjetesin nga kajro presidenti egjiptian e vleresoj planin e trump 68e3910698d2a
Lajmi i mëparshëm

Kryenegociatori i Hamasit takohet me ndërmjetësin nga Kajro, presidenti egjiptian: E vlerësoj planin e Trump

stuhia e debores godet malin everest bllokohen 200 alpiniste qindra evakuohen 68e395439d80d
Lajmi i radhës

Stuhia e dëborës godet malin Everest, bllokohen 200 alpinistë, qindra evakuohen

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 29 dhjetor

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trusti) mban konferencën vjetore për performancën nga investimet për vitin 2025. (Zyrat e Trustit, Rr. “Perandori Justinian”, Nr. 71, Lagjja Pejton, ora 10:00) Banka Qendrore Kosovës

Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981

Modeli Jaguar XJ6 i vitit 1981 po tërheq sërish interesin e entuziastëve të makinave klasike falë dizajnit të tij të përjetshëm dhe linjave elegante. Modeli konsiderohej një ikonë me prezencë aristokratike në
ShkoLartë