DARKO 1

Kostovski: Në Butel projekti për Shtëpinë e Kulturës dhe sheshin prej 3.000 m² gati për realizim (VIDEO)

October 14, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Butelit dhe kandidati i VMRO-DPMNE-së për mandatin e dytë, Darko Kostovski, ka prezantuar përmes një animacioni 3D projektin e ri kapital për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës dhe sheshit pranë kishës “Shën Jovan”. Sipas tij, për herë të parë Buteli do të ketë një shtëpi të vetën të kulturës, që do të bëhet simbol i jetës kulturore dhe argëtuese të komunës.

“Shtëpia e Kulturës do të shtrihet në dy nivele – kat dhe përdhes, me një sipërfaqe prej rreth 900 metra katrorë, ndërsa sheshi do të zërë një hapësirë prej 3.000 metra katrorë dhe do ta ndryshojë plotësisht pamjen e komunës sonë,” ka theksuar Kostovski, duke shtuar se projekti tashmë është përfunduar dhe është gati për zbatim.

“Ky është një nga projektet që qytetarët e Butelit e kanë pritur për shumë vite dhe tani më në fund do të bëhet realitet. Komuna e Butelit po zhvillohet dhe po ecën përpara,” përfundon Kostovski.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

13 keshilla te dobishme kur jeta duket shume e veshtire 68ee2352b1e63
Lajmi i mëparshëm

13 këshilla të dobishme kur jeta duket shumë e vështirë

kasami projekt 40 milione euro qe lidhe tetoven lisecin dhe kodren e diellit 68ee3494f1926
Lajmi i radhës

Kasami: Projekt 40 milionë euro që lidhë Tetovën, Lisecin dhe “Kodrën e Diellit”

Të fundit nga

ShkoLartë