Komuna e Butelit po ndryshon ditë pas dite nën drejtimin e kryetarit aktual dhe njëherësh kandidatit të VMRO-DPMNE-së për mandatin e dytë, Darko Kostovski. Ai ka bërë të ditur se gjatë katër viteve të kaluara janë krijuar 33 mijë metra katrorë të rinj sipërfaqe të gjelbra, duke e transformuar pamjen e hapësirave publike në këtë komunë.
“U përkushtuam në krijimin e gjelbërimit të ri dhe hapësirave urbane moderne. Në vend të zonave të zaptuara, sot Buteli ka parqe dhe sheshe që i japin jetë dhe freski shoqërisë,” ka thënë Kostovski.
Në mesin e projekteve të realizuara janë:
- Parku Radishani – 10.000 m²
- Parku Serava – 5.000 m²
- SRC “Maqedonia” – 6.000 m²
- SRC “Luftëtarët” – 5.000 m²
- SRC “E dua Butelin” – 2.000 m²
- Parku “Ëndrra Olimpike” – 1.000 m²
- Sheshi “Liria” – 2.000 m²
- Park përgjatë rrugës Butelska – 3.000 m²
- Gjelbërim i ri në Shkup Veri – 1.500 m²
- Rruga 8 – 500 m²
Kostovski gjithashtu ka paralajmëruar se vizioni i tij për mandatin e ardhshëm është edhe më ambicioz. Në plan janë ndërtimi i një mega-parku në bulevardin Hristijan Todorovski-Karposh”, një park i ri në rrugën “Radishanska”, si dhe shumë hapësira të tjera të gjelbra, të cilat do ta bëjnë Butelin një nga komunat më moderne dhe më të banueshme në Shkup.


