IMG 0372

Kostovski: Katër vite rilindje për Butelin, vazhdojmë për komunën më të bukur të Shkupit

September 24, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Butelit dhe kandidat i VMRO-DPMNE-së për mandatin e dytë, Darko Kostovski, përmes një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë gjatë katër viteve të para të qeverisjes së tij, duke theksuar se së bashku me ekipin e tij kanë arritur të realizojnë projekte kapitale të pritura me dekada.

“Faleminderit për çdo ide, për çdo kritikë, por edhe për çdo mbështetje të sinqertë që na keni dhënë. Jam i vetëdijshëm se nuk kemi bërë gjithçka, por kemi vendosur standarde të reja se si duhet të udhëhiqet një komunë”, ka thënë Kostovski.

Kosrovski gjithashtu ja thënë se Buteli po përjeton një periudhë rritjeje të paparë, duke e quajtur këtë mandat “katër vite të rilindjes”, me rekorde në numrin e projekteve kapitale të realizuara.

Kostovski prezantoi edhe ekipin e kandidatëve për këshilltarë, të cilët sipas tij janë profesionistë të dëshmuar dhe të respektuar në lagjet e tyre, ndërsa listën e kryeson dr. Nikola Bozhinovski.

“Vizioni im 8 vjeçar është fryt i dashurisë, punës dhe sinqeritetit. Këto katër vite kanë qenë vite të rritjes më të madhe të komunës sonë, por nuk ndalemi këtu. Edhe katër vitet e ardhshme do të jenë të mbushura me projekte dhe punë konkrete. Për një Butel modern, urban dhe evropian”, është shprehur Kostovski.

IMG 0373

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti nga fushe topana cairi po e ndjene doren e qeverise dhe e sheh dallimin e punes se realizuar 68d4561862b07
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti nga Fushë Topana: Çairi po e ndjenë dorën e Qeverisë dhe e sheh dallimin e punës së realizuar

teuta arifi perkrah bajram rexhepin rikthehen figurat e vjetra te korruptuara te bdi se ne tetove 68d45bef88170
Lajmi i radhës

Teuta Arifi përkrah Bajram Rexhepin – rikthehen figurat e vjetra të “korruptuara” të BDI-së në Tetovë

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë