Kryetari i komunës së Butelit dhe kandidati i VMRO-DPMNE-së për mandatin e dytë, Darko Kostovski, ka njoftuar për përfundimin e një projekti tjetër të rëndësishëm në fushën e arsimit, vendosjen e fasadës së re energjetike në shkollën fillore komunale “Sveti Kliment Ohridski”.
Sipas Kostovskit, me këtë projekt që kap vlerën prej 11 milionë denarësh, janë përmirësuar ndjeshëm kushtet për zhvillimin e mësimit, ndërsa në të njëjtën kohë do të sigurohet kursim i konsiderueshëm energjie.
“Po investojmë në shkollat fillore si asnjëherë më parë. E kemi ndryshuar tërësisht pamjen e shkollës “Sveti Kliment Ohridski”. Ndërtuam fusha të reja sportive, kabinete moderne të informatikës dhe siguruam mobilim të ri shkollor,” deklaroi Kostovski.
Ai shtoi se ky projekt është rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm me prindërit dhe komunitetin lokal, duke theksuar se prioritet mbetet përmirësimi i kushteve në të gjitha shkollat komunale të Butelit.
Ky është vetëm një nga projektet e shumta që administrata e Kostovskit ka realizuar në arsim gjatë mandatit të tij, duke e pozicionuar Butelin si një nga komunat me investimet më të mëdha në infrastrukturën shkollore.


