Komuna e Butelit ka ndërmarrë një hap konkret në përmirësimin e cilësisë së ajrit në institucionet parashkollore, duke siguruar pastrues ajri për të gjitha objektet e çerdhes “11 Tetori”. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i komunës, Darko Kostovski.
Sipas tij, vendosja e pastruesve të ajrit synon uljen e pasojave nga ndotja e ajrit dhe mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve të moshës parashkollore, të cilët janë ndër kategoritë më të ndjeshme ndaj ndotjes së ajrit.
“Ajri i pastër është e drejtë e përbashkët për të gjithë, ndërsa ndotja është një sfidë që kërkon përgjigje të përbashkët nga e gjithë shoqëria”, ka theksuar Kostovski, duke shtuar se kjo është një problematikë që kërkon angazhim të përbashkët të institucioneve dhe shoqërisë.
Kostovski gjithashtu ka informuar se bëhet fjalë për një donacion të rëndësishëm të pastruesve modernë të ajrit nga prodhuesi i njohur gjerman Mann+Hummel, të cilët sigurojnë ajër me standardet më të larta mjekësore për fëmijët që frekuentojnë çerdhet në Komunën e Butelit.


