FB IMG 1763818224013

Kostovski hedh poshtë akuzat e BDI-së: Dita e Alfabetit Shqip është shënuar në çdo shkollë të komunës

November 22, 2025
1 minut lexim

“Pas shuarjes ekspres të ‘kryengritjes” së BDI-së, Aliut, hoxhës me dëshirë për t’u bërë politikan, Fukit, kriminelëve që presin të ndërtojnë ndërtime në Butel dhe disa strukturave të tjera, BDI nga shovinizmi i hapur kaloi në gënjeshtra jashtëzakonisht të lira, të cilat herën tjetër në zgjedhjet lokale do t’i çojnë drejt një shuarjeje edhe më të ashpër të “kryengritjes kriminale.” Kështu ka shkruar sot në faqen e tij zyrtare në facebook, kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, duke reaguar ashpër ndaj akuzave të BDI-së se gjoja dita e Alfabetit Shqiptar nuk është shënuar shkollat fillore ku mësojnë nxënës shqiptarë.

Kostovski akuzoi BDI-në se pas “dështimit të kryengritjes së rreme politike”, po përpiqet të krijojë skandale të paqena përmes portaleve, duke përdorur, siç tha ai, “shovinizëm, gënjeshtra dhe narrativë kriminale për të sulmuar zhvillimin e Butelit”.

Sipas Kostovskit, projektet dhe dinamika e punëve në komunën e Butelit nuk mbulohen dot nga asnjë manipulim apo shpifje.

“Paaftësia, tendencat kriminale dhe shovinizmi gjithmonë janë mbrojtur me gënjeshtra të hapura,” ka shkruar më tej Kostovski, duke paralajmëruar se rezultati i ardhshëm zgjedhor do të jetë edhe më i ashpër për kundërshtarët politik.

Në fund, kryetari i Butelit Darko Kostovski u bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e dezinformatave, duke shtuar: “Buteli e di.”

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ali ahmeti uron 22 nentorin gjuha ruhet aty ku shkruhet 6921ba8f757fe
Lajmi i mëparshëm

Ali Ahmeti uron 22 Nëntorin: Gjuha ruhet aty ku shkruhet

kreu i emergjencave inspektim ne uren e mifolit prurjet ne kufij te
Lajmi i radhës

Kreu i Emergjencave inspektim në urën e Mifolit: Prurjet në kufij të menaxhueshëm

Të fundit nga

ShkoLartë