IMG 0670

Kostovski: Fillon ndërtimi i urës së re moderne në Radishani (FOTO)

September 30, 2025
1 minut lexim

Buteli po hyn në një fazë të re zhvillimi me fillimin e punimeve për ndërtimin e një ure moderne në Radishan. Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, njëherësh kandidat i VMRO-DPMNE-së për mandatin e dytë, ka shpallur nisjen e këtij projekti madhor që zgjidh një kërkesë disa dekadëshe të banorëve.

“Ura e vjetër, e ngritur me një konstruksion të improvizuar prej çeliku, tashmë mbetet në histori. Po ndërtojmë një urë të re me gjatësi 12,5 metra dhe gjerësi 5 metra, e cila do të mundësojë qarkullimin e dyanshëm të automjeteve në të njëjtën kohë,” ka thënë Kostovski.

Ky investim i ri shënon një hap të rëndësishëm për modernizimin e infrastrukturës në Butel, duke treguar se premtimet po realizohen dhe se komunës i jepet një drejtim i ri zhvillimor.

“E ardhmja jonë është këtu, në Butel. Do ta bëjmë komunën tonë moderne, bashkëkohore dhe të zhvilluar,” u shpreh Kostovski, duke e cilësuar projektin si një dëshmi të përkushtimit për qytetarët dhe për vizionin e një Buteli më të fortë e më të lidhur.

Me këtë projekt sipas Kostovskit, Buteli jo vetëm që zgjidh një problem të kahershëm të qytetarëve, por gjithashtu dëshmon vendosmërinë për të ecur përpara drejt një të ardhmeje më të mirë.

IMG 0671

IMG 0672

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

daut memishi shpalos ne emision projektin per stadiumin e tearces foto 68dbb27869a70
Lajmi i mëparshëm

Daut Memishi shpalos në emision projektin për stadiumin e Tearcës! (Foto)

limani le te investojme te njerezit ti mbeshtesim te rinjte dhe ti inkurajojme per rikthim ne vend ata te qe u larguan 68dbbf934b6e7
Lajmi i radhës

Limani: Le të investojmë te njerëzit, t’i mbështesim të rinjtë dhe t’i inkurajojmë për rikthim në vend ata të që u larguan

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë