DARKO KOSTOVSKI DHE ORCE GJORGJIEVSKI

Kostovski: Fillon epoka e re e zhvillimit në Butel, rrugë, park, kanalizim dhe projekte që ndryshojnë fytyrën e komunës (FOTO)

October 7, 2025
1 minut lexim

Kryetari aktual i Komunës së Butelit dhe kandidati i VMRO-DPMNE-së për një mandat të dytë, Darko Kostovski, ka bërë të ditur se bashkë me qytetin e Shkupit po nis një valë e re investimesh që do ta transformojë Butelin në një zonë moderne urbane me infrastrukturë të përmirësuar dhe hapësira të gjelbra për qytetarët.

“Së bashku me qytetin e Shkupit, Buteli po fiton një rrethrrotullim të ri, kanalizim atmosferik në rrugët Radishanska dhe Butelska, një mega park dhe shumë projekte të tjera të rëndësishme. Po fillojmë një epokë të re në komunën tonë,” ka deklaruar Kostovski.

Në bashkëpunim me kandidatin për kryetar të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, Kostovski paralajmëron realizimin e një sërë projektesh kapitale që do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës në komunë.

Ndër projektet që pritet të nisin së shpejti janë:

Ndërtimi i rreth rrotullimit të ri në udhëkryqin tek rrugët Butelska dhe Aleksandar Urdarevski, krijimi i mega parkut në bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh”, kanalizimi atmosferik dhe rekonstruksion i rrugëve Radishanska dhe Butelska, rekonstruksioni i plotë i rrugës “rruga e Vjetër e Kaçanikut” si dhe rregullimi i brigjeve të lumit Serava, që është në kompetencë të qytetit të Shkupit.

“Këto projekte do ta ndryshojnë rrënjësisht pamjen e Butelit dhe do ta rrisin cilësinë e jetës së bashkëqytetarëve të mi. Ne vazhdojmë me përkushtim për qytetarët e komunës sonë,” ka theksuar Kostovski.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

si po i rrezon bjellorusia dronet ruse 68e4e6c927904
Lajmi i mëparshëm

Si po i rrëzon Bjellorusia dronët rusë

ne kosove shenon rritje numri kartelave bankare 68e4e7b08a384
Lajmi i radhës

Në Kosovë shënon rritje numri kartelave bankare

Të fundit nga

ShkoLartë