DARKO KOSTOVSKI 01

Kostovski: Filloi rikonstruktimi i plotë i rrugëve në vendbanimin “Bel Kamen” në Butel (FOTO)

November 24, 2025
1 minut lexim

Komuna e Butelit ka nisur punimet për rikonstruktimin e plotë të rrugëve në vendbanimin e quajtur Bel Kamen. Kryetari i komunës, Darko Kostovski, ka njoftuar se projekti përfshin heqjen e shtresës së vjetër të asfaltit dhe vendosjen e një shtrese të re moderne, duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën rrugore të kësaj pjese të komunës.

“Sot filluam me realizimin e premtimeve, ndërtimin e rrugëve të reja në vendbanimin Bel Kamen. Pas largimit të asfaltit të dëmtuar, këto rrugë do të marrin pamje të re dhe kushte më të mira për qarkullim të automjeteve,” ka thënë Kostovski.

Kostovski gjithashtu ka thënë se këto ndërhyrje janë pjesë e një plani më të gjerë për zhvillim të barabartë në të gjitha lagjet e komunës së Butelit.

“Nuk ka më vende të harruara e të lëna pas dore, investojmë në çdo lagje, për kushte më të mira jetese për të gjithë qytetarët tanë,” ka përfunduar Kostovski.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

serish puthje e nxehte nuk permbahet dolce ndaj edit 69244cf2561d2
Lajmi i mëparshëm

Sërish puthje e nxehtë, nuk përmbahet Dolce ndaj Edit

tragjedia e kocanit dy inspektoret e dyshuar mbeten ne arrest shtepiak gjykata refuzoi ankesen e prokurorise 692456761fb2d
Lajmi i radhës

Tragjedia e Koçanit: Dy inspektorët e dyshuar mbeten në arrest shtëpiak, gjykata refuzoi ankesën e prokurorisë

Të fundit nga

ShkoLartë