Ka nisur asfaltimi i rrugës kryesore “Boro Menkov” në lagjen Shkup Veri, njoftoi kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski përmes një shkrimi në rrjetet sociale. Ai ka theksuar se projekti po zhvillohet me dinamikë të mirë dhe është në përmbushje të premtimeve të dhëna më herët ndaj qytetarëve.
Sipas Kostovskit, përveç asfaltimit të rrugës, në kuadër të rikonstruksionit janë përfshirë edhe hapësirat e parkimit si dhe shtigjet për këmbësorë.
Vlera e përgjithshme e projektit arrin në 27 milion denar, ndërsa investimet totale në këtë zonë kapin shifrën prej rreth 1 milion euro.


