DARKO KOSTOVSKI DHE ORCE GJOGJIEVSKI

Kostovski dhe Gjorgjievski prezantojnë projektet e përbashkëta për zhvillimin e Butelit (VIDEO)

October 8, 2025
1 minut lexim

Kryetari aktual i Komunës së Butelit dhe njëherësh kandidati i VMRO-DPMNE-së për mandatin e dytë, Darko Kostovski, së bashku me kandidatin e të njëjtës parti për kryetar të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, kanë publikuar një video ku prezantohen projektet që planifikohen të realizohen në bashkëpunim të ndërsjellë.

“Komuna e Butelit po ndryshon! Me Orce Gjorgjievskin do të realizojmë projekte kapitale që do ta transformojnë përditshmërinë e qytetarëve të Butelit,” theksoi Kostovski, duke shtuar se me forca të përbashkëta komuna do të përjetojë zhvillim të dukshëm në vitet e ardhshme.

Gjorgjievski, në paraqitjen e tij, paralajmëroi ndërtimin e një rrethrrotullimi të ri në rrugën “Butelska”, si dhe rindërtimin e plotë të rrugëve “Butelska” dhe “Radishanska” me sistem të ri kanalizimi atmosferik.

Nga ana tjetër, Kostovski premtoi se gjatë mandatit të ardhshëm do të ndërtohen dy shkolla të reja, dy çerdhe, pishina të mbyllura, dy parqe të reja si dhe një shtëpi e re kulture me shesh për qytetarët e Butelit.

Sipas Kostovskit, këto projekte janë dëshmi e vizionit të përbashkët për zhvillimin e Butelit në një komunë moderne dhe funksionale.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gati nje jave pa rryme banoret e koliqit ankohen per krize energjetike 68e61d1082147
Lajmi i mëparshëm

Gati një javë pa rrymë, banorët e Koliqit ankohen për krizë energjetike

md
Lajmi i radhës

Dauti: Edhe pak ditë na ndajnë nga çlirimi i komunave

Të fundit nga

ShkoLartë