kostovski dhe aliu shpallin prokurimin publik per ndertimin e nje poliklinike te re ne butel 68deb6f3d4499

Kostovski dhe Aliu shpallin prokurimin publik për ndërtimin e një poliklinike të re në Butel

October 2, 2025
1 minut lexim

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, së bashku me kryetarin e Komunës së Butelit, Darko Kostovski, sot me në pres-konferencë informuan se është shpallur prokurimi publik për ndërtimin e një poliklinike të re në Butel.

“Ky është një investim i rëndësishëm për banorët e kësaj komune dhe për vendbanimet përreth, të cilët për herë të parë do të kenë një poliklinikë afër vendbanimit të tyre. Bëhet fjalë për një investim me një vlerë totale prej mbi 117 milionë denarë. Objekti i ri do të përbëhet nga përdhesa dhe një kat, me një sipërfaqe prej mbi një mijë metra katrorë dhe do të përfshijë ordinanca të mjekësisë së përgjithshme dhe stomatologjisë, repart për fëmijë me ordinancë për pediatri, repart për kujdes parandalues shëndetësor, ordinanca specialistike-konsultative për gjinekologji, mjekësi interne, neuropsikiatri, mjekësi fizikale, kabinet për rentgen, farmaci dhe laborator biokimik. Vazhdojmë me përpjekjet tona për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore dhe për të siguruar shërbime shëndetësore më të qasshme, më afër vendbanimeve të qytetarëve.”,- theksoi ministri Aliu.

Poliklinika e re do të ndërtohet në vendin e ambulancës modulare ekzistuese.

“Qytetarët kërkojnë poliklinikë, dhe Komuna e Butelit sot do të shpallë procedurën e tenderit për ndërtimin e saj. Nga fondet e siguruara, 90 për qind janë nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa 10 për qind nga Komuna e Butelit. Kjo poliklinikë është një shembull i bashkëpunimit mes pushtetit qendror dhe atij lokal.”,- theksoi kryetari Kostovski.

FB IMG 1759423598212

FB IMG 1759423607823

FB IMG 1759423603745

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

reshjet e shiut kane perkeqesuar edhe me teper gjendjen me mbeturinat ne shkup 68deb651e3812
Lajmi i mëparshëm

Reshjet e shiut kanë përkeqësuar edhe më tepër gjendjen me mbeturinat në Shkup

siguria rajonale peleshi takon presidentin e letonise partneritet i forte dhe angazhim i perbashket mes dy vendeve 68deb863d967e
Lajmi i radhës

Siguria rajonale, Peleshi takon presidentin e Letonisë: Partneritet i fortë dhe angazhim i përbashkët mes dy vendeve

Të fundit nga

ShkoLartë