DARKO

Kostovski: Buteli sot feston Ditën e SH.F “Petar Zdravkovski – Penko”, shembullit të respektit dhe bashkëjetesës

November 27, 2025
1 minut lexim

Në Komunën e Butelit sot u shënua me solemnitet patronati i Shkollës Fillore “Petar Zdravkovski – Penko” në lagjen Shkup Veri. Kryetari i Komunës, Darko Kostovski, njoftoi se kjo ditë ka një rëndësi të veçantë jo vetëm për komunitetin arsimor, por për gjithë banorët e zonës.

Kostovski ka theksuar se gjatë periudhës së fundit në këtë shkollë janë realizuar shumë investime të rëndësishme, ndërsa aktualisht po vazhdon rekonstruksioni i fasadës energjetike, një projekt që synon përmirësimin e kushteve të mësimdhënies dhe krijimin e një ambienti më modern për nxënësit.

Kryetari i Butelit, Darko Kostovski gjithashtu ka vlerësuar shkollën fillore “Petar Zdravkovski – Penko” si një shembull të shkëlqyer të bashkëjetesës dhe raporteve të mira multietnike, ndërsa potencoi se komuna do të vazhdojë mbështetjen për ta ngritur këtë standard edhe më lart.

Në fjalën e tij, kryetari Kostovski kujtoi edhe figurën historike të Petar Zdravkovskit, i lindur më 4 nëntor 1912, një luftëtar i shquar i radhëve të NOB-it në pjesën perëndimore të Maqedonisë, emrin e të cilit sot mbart shkolla me krenari.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

protesta e transportuesve vazhdon ne diten e katert presin vendimin e komunes 69284053b4044
Lajmi i mëparshëm

Protesta e transportuesve vazhdon në ditën e katërt – presin vendimin e Komunës

IZET MEXHITI 2
Lajmi i radhës

Mexhiti: Çairi mbetet qendër e rëndësishme kulturore ku libri dhe dijet nderohen çdo ditë (FOTO)

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë