IMG 0453

Kostovski: Buteli do të ketë poliklinikë ultramoderne, po nis një epokë e re për shëndetësinë lokale (FOTO)

September 26, 2025
1 minut lexim

Buteli po hyn në një epokë të re zhvillimi me nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e një poliklinike ultramoderne në këtë komunë. Kryetari i Butelit, Darko Kostovski, njëherësh kandidat i VMRO-DPMNE-së për mandatin e dytë, nënshkroi sot marrëveshjen në Ministrinë e Shëndetësisë, në prani të ministrit Azir Aliu.

“Ju premtova dhe do ta realizoj! Poliklinika e re do të jetë një projekt historik për qytetarët e Butelit”, deklaroi Kostovski, duke e cilësuar këtë si një nga investimet më të mëdha të komunës.

Ky projekt madhor, bartës i të cilit është Komuna e Butelit, realizohet në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa mbështetje të fuqishme ka dhënë edhe kryeministri Hristijan Mickoski.

Sipas Kostovskit, procesi ka nisur me projektimin dhe dizajnimin e kujdesshëm të objektit, që do të përmbushë standardet më të larta të sigurisë dhe cilësisë. Poliklinika e re do t’u ofrojë qytetarëve të Butelit shërbime shëndetësore moderne dhe të shumta, duke i kursyer atyre udhëtimet e gjata drejt qendrave tjera.

Objekti do të ndërtohet në vendin e ish ambulancës, ku tashmë është miratuar edhe plani urbanistik i detajuar.

“Shumë shpejt fillojmë me ndërtimin dhe mezi pres momentin të vendosim gurthemelin e kësaj poliklinike, që do të shënojë hapin më të madh historik për Butelin dhe qytetarët e tij”, përfundoi Kostovski.

Sipas Kostovskit, projekti i ri i shëndetësisë në Butel pritet të kthehet në një nga simbolet e zhvillimit dhe përparimit të komunës.

IMG 0452
IMG 0454

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ipis vlen fiton shkupin shqiptaret i kthejne shpinen referendumit te aki se 68d6a4ba778cd
Lajmi i mëparshëm

IPIS: VLEN fiton Shkupin, shqiptarët i kthejnë shpinën “referendumit” të AKI-së

spiropali ne okb diella hap strategjik per te forcuar transparencen ne qeverisje 68d6b33521fd7
Lajmi i radhës

​Spiropali në OKB: Diella, hap strategjik për të forcuar transparencën në qeverisje

Të fundit nga

ShkoLartë