FB IMG 1766844317695

Kostovski: BDI dhe VLEN në Butel votuan kundër ndërtimit dhe zhvillimit të komunës

December 27, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka reaguar ashpër pas, siç thotë ai, votimit kundër projekteve zhvillimore nga këshilltarët e BDI-së dhe VLEN-it në Këshillin e Komunës së Butelit. Sipas Kostovskit, bëhet fjalë për projekte konkrete që drejtpërdrejt ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve, veçanërisht në vendbanimet ku jetojnë qytetarë të përkatësisë etnike shqiptare.

Në mesin e projekteve për të cilat, sipas tij, është votuar kundër janë: ndërtimi i një çerdhe të re në Butel 2, investime në rrjetina e ujësjellësit në Luboten, rreth një milion euro investime në lagjen Shkup Veri, renovimin e fasadës së shkollës fillore “Petar Zdravskovski Penko”, ndërtimin e rrugëve të reja në Luboten dhe Vizbeg si dhe ndërtimin e një qendre të re sportive në Butel 1.

Kostovski thekson se këshilltarët opozitarë kanë votuar kundër edhe ndaj masave sociale, si ndarja e 5.000 denarëve për çdo të porsalindur, si dhe kundër skemave të bursave për nxënësit më të mirë dhe sportistët.

“Arsyetimi i tyre ishte se nuk ka pasur zhvillim të barabartë, ndërkohë që të gjitha këto projekte janë të planifikuara në zona ku jetojnë qytetarë shqiptarë. Jam i bindur se nuk e kanë imagjinuar kurrë që këto projekte do të bëhen realitet,” ka deklaruar Kostovski.

Kostovski shton se vendimet joracionale, sipas tij, janë shenjë dobësie politike, duke theksuar se qytetarët e shohin qartë se çfarë po ndodh dhe do të japin vlerësimin e tyre.

“Nuk ka pazare me mua. Këtë mësim duhet ta kishin mësuar tashmë. Përpara nesh është viti më i suksesshëm për Komunën e Butelit,” përfundon Kostovski.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perfshihen nga flaket disa autobuse te braktisur ne durres 694fe755e4e69
Lajmi i mëparshëm

Përfshihen nga flakët disa autobusë të braktisur në Durrës

ftohte ne fundjave ne viset e larta shi dhe bore 694fe96eb8f5f
Lajmi i radhës

Ftohtë në fundjavë, në viset e larta shi dhe borë

Të fundit nga

ShkoLartë