Д1

Kostovski: 5.000 denarë për çdo të porsalindur në Komunën e Butelit

January 2, 2026
1 minut lexim

Komuna e Butelit e nis vitin 2026 me masa konkrete në mbështetje të familjeve të reja. Kryetari i komunës, Darko Kostovski, ka bërë të ditur se për herë të parë është siguruar ndihmë financiare në vlerë prej 5.000 denarësh për çdo fëmijë të porsalindur në këtë komunë.

Sipas Kostovskit, kjo masë është pjesë e Programit për Mbrojtje Sociale për vitin 2026 dhe ka për qëllim përmirësimin e kushteve për familjet e reja në Butel. Ai theksoi se gjatë fushatës zgjedhore kishte premtuar ndihmë prej 3.000 denarësh, por falë menaxhimit të përgjegjshëm të buxhetit komunal, shuma është rritur në 5.000 denarë.

Kryetari i Butelit nënvizoi se komuna nuk do të ndalet me kaq, duke paralajmëruar investime të vazhdueshme në infrastrukturë dhe në përmirësimin e kushteve për fëmijët. Aktualisht, po ndërtohen dy çerdhe në Butel 1 dhe Butel 2, ndërsa në periudhën e ardhshme pritet ndërtimi edhe i tre çerdheve të reja në Radishan, Vizbeg dhe Butel 1.

“Vizioni ynë është i qartë, krijojmë kushte për zhvillim dhe një të ardhme më të mirë për çdo familje në Komunën e Butelit”, ka theksuar Kostovski.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dieta treditore per te humbur kalorite e festave provojeni dhe na besoni 6957b77275a35
Lajmi i mëparshëm

Dieta treditore për të humbur kaloritë e festave, provojeni dhe na besoni

komuna e butelit do te ndaje nga 5 000 denare per cdo te porsalindur 6957bc3893dcd
Lajmi i radhës

Komuna e Butelit do të ndajë nga 5.000 denarë për çdo të porsalindur

Të fundit nga

Trump shpreh mbështetje për protestuesit iranianë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe një zyrtar i lartë i sigurisë në Iran kanë shkëmbyer deklarata kërcënuese, teksa protestat ekonomike po përhapen në disa pjesë të Republikës Islamike, duke
ShkoLartë