kostadinov e ngrin anetaresine ne lsdm jo me kete udheheqje partia te kthehet aty ku e ka vendin 6865ab4ac0546

Kostadinov e ngrin anëtarësinë në LSDM: Jo me këtë udhëheqje, partia të kthehet aty ku e ka vendin

July 2, 2025
1 minut lexim

Shkup, 2 korrik – Kreu i partisë opozitare LSDM, Venko Filipçe ka publikuar deri më tani disa prej emrave me të cilët LSDM-ja do të garojë në zgjedhjet lokale.

Në mesin e emrave, mungoi emri i kryetarit aktual të Strumicës, Kostadin Kostadinov.

Për këtë ka reaguar vetë Kostadinov, i cili njoftoi se ka ngrirë anëtarësinë e tij në LSDM, duke theksuar se nuk pranon të jetë pjesë e partisë nën drejtimin aktual.

“Që nga sot, e ngrij anëtarësimin tim në LSDM. Jo me këtë udhëheqje, jo derisa LSDM të kthehet aty ku e ka vendin, e jo ku është sot. Kjo nuk është fundi. Ky është momenti kur njeriu duhet të flasë me ndershmëri dhe nga zemra. Në 11 vitet e fundit, që nga 2013, nuk kam humbur asnjë palë zgjedhje”, deklaroi mes tjerash Kostadinov.

Kujtojmë se Filipçe sot njoftoi se në Strumicë kandidat i LSDM-së do të jetë Marjan Daskallovski.

Burimi: zhurnal.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

u vr nga vjehrri zbulohet pas 17 vitesh koka e nje kufome prane autostrades ne itali 6865a83b5cde9
Lajmi i mëparshëm

U vr* nga vjehrri, zbulohet pas 17 vitesh koka e një kufome pranë autostradës në Itali

aliu qytetaret mund te paraqesin parregullesi ne kujdesin shendetesor ne ueb faqen e ministrise 6865ae8f8a243
Lajmi i radhës

Aliu: Qytetarët mund të paraqesin parregullësi në kujdesin shëndetësor, në ueb-faqen e ministrisë

Të fundit nga

Moti për nesër në Maqedoni

Moti për nesër do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në disa lugina do të ketë dendësi të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
ShkoLartë