kosove vijon seanca konstituive ne kuvend pas aktgjykimit te kushtetueses 68a5817501ead

Kosovë, vijon seanca konstituive në Kuvend pas aktgjykimit të Kushtetueses

August 20, 2025
1 minut lexim

Qëndrimet e partive për aktgjykimin e Kushtetueses



Kushtetuesja fillimisht publikoi më 8 gusht njoftimin për vendimin e saj lidhur me lëndët e dërguara nga PDK-ja dhe LDK-ja.

Edhe pas njoftimit, por edhe pas publikimit të aktgjykimit të plotë, partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, e mirëpritën vendimin. Por, ai u kritikua nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje.

Pas publikimit të aktgjykimit, LVV-ja tha se Gjykata Kushtetuese shkroi “një rregull të ri” dhe tejkaloi juridiksionin e saj.

“Në bazë të ‘tezës’ së analogjisë me zgjedhjet e institucioneve të tjera, duket se Gjykata po përgatit terrenin për dhënien e së drejtës së propozimit ndonjë partie tjetër pas 30 ditëve, nëse dështon partia e parë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit”, tha LVV-ja.

PDK-ja e mirëpriti aktgjykimin dhe theksoi se vendi ka nevojë për institucione funksionale, e jo zvarritje të procesit për formimin e tyre.

“Çdo ditë vonesë është dëm për qytetarët dhe për shtetin”, tha kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.

LDK-ja, ndërkaq, theksoi se mosrespektimi i vendimit të Kushtetueses “nuk është opsion”.

“Nuk do ta lejojmë asnjë përbuzje të shtetit dhe Republikës. Në këtë vend, mbi Kushtetutë nuk ngrihet askush”, tha udhëheqësi i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

09:28

Përshëndetje të nderuar lexues,

Po e nisim mbulimin e drejtpërdrejt të vazhdimit të seancës konstitutive të përbërjes së re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

Caktimi i vazhdimit të kësaj seance vjen pasi Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin e plotë lidhur me çështjen e ngërçit në Kuvend më 18 gusht.

Prej të hënës ka nisur afati 30-ditor, brenda të cilit, Gjykata urdhëroi deputetët që të konstituonin Kuvendin.

Sipas vendimit, seanca duhet të vazhdojë në pikën e tretë, atë të zgjedhjes së kryeparlamentarit. Votimi për kreun e ri të organit ligjvënës duhet të bëhet përmes votimit të hapur dhe një emri i një kandidati nuk mund të hidhet në votim më shumë se tri herë. REL

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ARTAN GRUBI DHE PERPARIM BAJRAMI 2
Lajmi i mëparshëm

MPB ende “po merr masa”, Grubi dhe Bajrami të pakapshëm

BDI LOGO GAZETA MK
Lajmi i radhës

BDI: Premtuan bankë shqiptare, sollën bankën serbe dhe “Botën Serbe”

Të fundit nga

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

Sot shënohet 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë. E shpallur prej vitit 2009 nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990
ShkoLartë