kosova publikon per here te pare indeksin e cmimeve te banesave 693dc8cf3d077

Kosova publikon për herë të parë indeksin e çmimeve të banesave

December 13, 2025
min lexim

Për herë të parë, ASK publikoi Indeksin e Çmimeve të Pronave Banesore për periudhën 2018?2025. Çmimet e banesave në nivel vendi u rritën me 4.2 % në tremujorin e dytë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në rajonin e Prishtinës, rritja shënoi 6.5 %, duke e bërë kryeqytetin tregun më dinamik dhe më të shtrenjtë në vend. Në tërë këtë punë rol të madh luajti Agjencia e Kadastrës e Kosovës.

Për herë të parë, ASK publikon zyrtarisht Indeksi i Çmimeve të Pronave Banesore (IÇPB) një instrument që mat lëvizjet e çmimeve të banesave në të gjithë vendin, për periudhën 2018 deri 2025. Ndihmën më të madhe për realizimin e këtij indeksi e ofroi Agjencioni i Katastrit të Kosovës.

”Ky indeks ka qenë kërkesë e qeverisë në 2023 në bazë të marrëveshjes me Fondin Monetar e cila ka qenë një pikë e veçantë në këtë marrëveshje ka qenë një prej kushteve që të publikohet edhe publikimi I këtij indeksi”, tha Ilir Berisha, drejtor i statistikave në ASK.

Për krijimin e indeksit u përdorën të dhënat administrative që posedon AKK-ja, të dhëna të mbledhura nga të gjitha komunat në territorin e Kosovës. Përfaqësuesi i Kadastrës, Kujtim Mustafa, nënvizoi sfidat me të cilat u përball realizimi i këtij projekti.

 ”Një punë të jashtëzakonshme ka bërë edhe ASK me qenë se për të bërë analizë të të dhënave të cilat nuk i prodhon vet. Është një vështirësi bajagi e madhe për ne për t’i kuptuar fillimisht e pastaj për të bërë analizën e tyre për të ardhur deri te një indeks i çmimit”, tha Kujtim Mustafa, AKK.

Llogaritjet e Indeksit të Çmimeve të Pronave Banesore u bënë sipas formulës së regresionit hedonik të cilat I prezantoi Gëzim Ahmeti nga ASK duke theksuar se rritja vjetore mesatare pas vitit bazë 2018 ishte më e larta në vitin 2022, me 4.5 për qind, e ndjekur nga viti 2024 dhe viti 2023.

Indeksi i ri ofron informata të sakta institucioneve qeveritare, financiare dhe private, një pamje objektive dhe të standardizuar të tregut të banesave dhe ofron mundësinë për analiza më të sakta për planifikim urbanistik, kontrata hipotekare dhe vlerësim ekonomik dhe për herë të parë vendos çmimet e pronave në territorin e Kosovës nën një standard të matshëm.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shpenzuan rrogat mujore per te pare messin xhindoset tifozet ne indi i bleme biletat kot thyerje karrigesh dhe kaos ne stadium situata del jashte kontrollit 693dc3a889745
Lajmi i mëparshëm

Shpenzuan rrogat mujore për të parë Messin, xhindoset tifozët në Indi: I blemë biletat kot/ Thyerje karrigesh dhe kaos në stadium, situata del jashtë kontrollit

dua lipa pozon per foto joshese dhe perqafohet me te fejuarin e saj callum turner 693dc9f3305b6
Lajmi i radhës

Dua Lipa pozon për foto joshëse dhe përqafohet me të fejuarin e saj, Callum Turner

Të fundit nga

​Ngjarjet e datës 14 dhjetor

​Ngjarjet e datës 14 dhjetor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të nisë dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës për të votuar përmes postës në zgjedhjet e 28
ShkoLartë