kosova pranohet zyrtarisht si anetare e aleances evropiane per praktiken profesionale dhe arsimin 68914c99add9a

Kosova pranohet zyrtarisht si anëtare, e Aleancës Evropiane për Praktikën Profesionale dhe Arsimin

August 5, 2025
1 minut lexim

Kosova është pranuar zyrtarisht si anëtare e Aleancës Evropiane për Praktikën Profesionale dhe Arsimin Dual (European Alliance for Apprenticeships – EAfA), duke u bërë vendi i 43-të që i bashkohet kësaj platforme prestigjioze evropiane.

Sipas njoftimit, ky anëtarësim përfaqëson një arritje të rëndësishme për Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), e cila ka qenë e përkushtuar në fuqizimin e arsimit profesional dhe përafrimin e tij me kërkesat reale të tregut të punës.

Ad 

Become Fluent in Any LanguageTalkpal AI

Discover the AI-powered language app that’s changing how everyone learnsTalkpal AI

Sponsored Links

Synimet kryesore të këtij anëtarësimi përfshijnë:

Përfshirjen aktive të sektorit privat në arsimin dual;

Zgjerimin e ofertës për arsimin dual në bashkëpunim me bizneset;

Integrimin e arsimit dual në aftësimin dhe riaftësimin e të rriturve;

Krijimin e Këshillave Sektoriale të Shkathtësive;

Përmirësimin e qeverisjes së shkollave profesionale.

Përmes EAfA-së, Kosova fiton mundësinë të angazhojë organizata të tjera vendore si odat ekonomike, shoqatat sektoriale dhe partnerët socialë në platformë, duke ndërtuar partneritete strategjike me kompani, organizata rinore dhe institucione arsimore në të gjithë Evropën.

EAfA është një platformë gjithëpërfshirëse që nxit praktikat profesionale cilësore dhe efektive, mbështet ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, promovon pjesëmarrjen aktive të praktikantëve në vendimmarrje, dhe forcon angazhimin e autoriteteve vendore.

“Anëtarësimi i Kosovës në EAfA pritet të sjellë mundësi të reja për zhvillimin e mëtejshëm të arsimit profesional, duke e forcuar pozitën e vendit si një partner serioz që synon cilësinë dhe integrimin në standardet evropiane të arsimit dhe punësimit”, thuhet në njoftim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

parlamenti grek njeh ligjerisht besimin bektashi alevit 689145cde0a24
Lajmi i mëparshëm

Parlamenti grek njeh ligjërisht besimin bektashi-alevit!

vogue williams shfaqet mahnitese ne bikini teksa shkemben perqafime dhe puthje me burrin e saj 68914dc5d86ce
Lajmi i radhës

Vogue Williams shfaqet mahnitëse në bikini, teksa shkëmben përqafime dhe puthje me burrin e saj

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë