kosova perfshihet serish nga flaket 7 vatra mbeten aktive 68b209cf0d63c

Kosova përfshihet sërish nga flakët, 7 vatra mbeten aktive

August 29, 2025
1 minut lexim

Agjencia e Menaxhimit Emergjent njofton se gjatë ditës së sotme në Kosovë janë regjistruar gjithsej 49 vatra zjarri.

Nga këto, 7 vatra mbeten aktive, ndërsa 42 të tjera janë lokalizuar falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të Njësive të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.

Agjencia apelon tek qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, dhe të denoncojnë pranë organeve ligjzbatuese çdo rast të zjarrvënies së qëllimshme.

Për çdo emergjencë, qytetarët mund të kontaktojnë në numrat 112, 193 dhe 192.

AME shpreh mirënjohje të veçantë për punën dhe angazhimin e pjesëtarëve të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të cilët po punojnë pa ndërprerje për të siguruar kontrollin e situatës dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe pronës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pritet moti i keq ristani apel qytetareve te evitojme levizjet e panevojshme 68b207b4317fb
Lajmi i mëparshëm

Pritet moti i keq, Ristani apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizjet e panevojshme

arsyeja e forte perse duhet ti kerkoni shefit te merrni nje sy gjume gjate orarit te punes 68b20b1bd1026
Lajmi i radhës

Arsyeja e fortë përse duhet t’i kërkoni shefit të merrni një sy gjumë gjatë orarit të punës

Të fundit nga

ShkoLartë