kosova ne prag te zgjedhjeve parashikohet fitorja e kurtit ja pse eshte figura me e pranuar politike 694fc65f110c3

Kosova në prag të zgjedhjeve, parashikohet fitorja e Kurtit – ja pse është figura më e pranuar politike

December 27, 2025
min lexim

Tani ka mbetur vetëm edhe një ditë deri te mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare dhe pak ditë deri në përfundim të këtij viti.

Kështu që, Kosova pritet ta mbyll vitin 2025 me zgjedhje dhe ta fillojë vitin 2026 me një qeveri të re.

E opinionisti Dedë Preqi në prag të përfundimit të këtij viti, komentoi zhvillimet poliitke gjatë vitit 2025, derisa vlerësoi punën e qeverisë Kurti 2.

Madje, ai konsideron se pas vdekjes së presidentit historik Ibrahim Rugova, figura më e pranuar politike në vend është ajo e kryeministrit Albin Kurti.

Për këtë, kritkoi gjykimet dhe fyerjet që po bëhen ndaj këtij të fundit.

“A mund ta kemi parasysh këtë gjë, kur mund të provojmë dhe kuptojmë, qoftë edhe si një kërkim të veçantë, që pas vdekjes së presidentit historik Ibrahim Rugova, të gjejmë një figurë të përshtatshme dhe të pranuar në mesin e kësaj shoqërie për ta qeverisë Kosovën.

Dhe sikur nuk duhet gjykuar se nuk nuk e gjetëm, sepse ndodhi; kur në themel të kërkimit kemi vënë kritere të veprimit shoqëror e politik, kritere të kulturës shpirtërore dhe njerëzore, të cilat i posedon dhe i kultivon Albin Kurti.

Nuk është e drejtë ta gjykosh, ta fyesh, ta shantazhosh dhe ta kërcënosh individin si person i përsosur apo në të kundërtën, por thjeshtë mund ta pranojmë si të tillë, duke u nisur nga parimet dhe angazhimet konkrete dhe përpjekjet e vazhdueshme në dobi dhe favor të këtij vendi dhe populli, me përshtypjen e një udhëheqësi me qeverisje të painkriminueme dhe të pakorruptueme”, shtjelloi opinionisti.

Krahas kësaj, Preqi tha se që në fillim të mandatit të tij qeverisës, Kurti u përballë me sfida të rënda, siç është Covidi, më pas erdhi edhe shkarkimi nga opozita me nismë të LDK-së.

Image

Dedë Preqi

Megjithatë, tha se këto zhvillime, i prinë vetëm një fitorje të madhe, siç ishte ajo e 14 shkurtit 2021.

“Që në fillim të qeverisjes Albin Kurti, përveç se do përballet me gjendjen dhe kushtet në tërësinë e rrethanave dhe funksioneve të një anarkie qeverisëse dhe pushteti në Kosovë, po në të njëjtën kohë ndodhi edhe përballja me virusin e Covidit 19-të, apo me armikun më të madh që i ndodhi blobit njerëzor, duke përfshi edhe shtetin e Kosovës.

Albin Kurti zgjedhet kryeministër i Kosovës në vitin 2019, i cili qëndron vetëm 50 ditë në krye të qeverisë, sepse opozita me iniciativën e LDK-së, përmes një mocioni mosbesimi e shkarkojnë nga ky pozicion, por të cilin e kthejnë edhe më të fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme, duke arritur fitoren me mbi 50%, me qeverinë Kurti 2, në të vitit 2021.

Me ardhjen e Albin Kurtit si kryeministër në Kosovë u bënë shumë ndryshime pozitive në fushën ekonomike dhe politike, poashtu me një theks të veçantë i është dhënë nevojave dhe strategjisë së FSK-së, për ta trajtuar dhe investuar në bazë të kërkesave dhe kushteve bashkëkohore, duke e pajisur me armë moderne nga shumë vende mike, jo për të sulmuar askënd, por për nevojat dhe mbrojtjen e teritorit të vet”, nënvizoi ai.

Gjithashtu, opinionisti vlerësoi lartë punën që është bërë nga qeveria e tanishme në detyrë për shtrirjen e sovranitetit të veri dhe goditjen e bandave kriminale serbe.

Më tej, ai komentoi vendosmërin e Kurtit në ligj dhe sovranitet në komunat veriore të Kosovës, pavarësisht presionit që kishte nga ndërkombëtarët.

“Me udhëheqjen e Albin Kurtit, pas 20 viteve të pasluftës pjesa veriore e Kosovës, ku banohet me shumicën e pakicës serbe, u pastrua nga strukturat paralele, grupet kriminale dhe bandat terroriste serbe, koka e të cilëve udhëheqej nga Beogradi dhe Vuçiqi, që bashkëorganizonin dhe projektonin çdo veprim kundër ligjit dhe shtetit të Kosovës.

Prandaj, kryeministri Kurti, përshkak se nuk bëri kompromise me njerëzit e krimit dhe nuk mbështeti asnjë marrëveshje që shkeli Kushtetutën e Kosovës, dhe që do ta kërcënojë sovranitetin, pavarësinë dhe karakterin shumë etnik të këtij vendi, sikur BE-ja, dhe të tjerët e sanksionuan Kosovën pa të drejtë, prej vitit 2023 dhe deri tani në këto momente, që këtij vendi i ka kushtua rreth 7 milionë euro nga projektet e pezulluara, që nuk janë gabime apo dështime të qeverisë së Kosovës”.

Krahas kësaj, ai përmendi dhe komentoi raportet e Kurtit me SHBA-në, derisa tha se aleatët tanë e kuptojnë guximin dhe udhëheqësinë e mirë të një shteti.

“SHBA-të, edhe më herët i kanë të njohura rrugët dhe aleatët e saj, por sikur edhe Albin Kurtin, e njohin dhe e kuptojnë se asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk është kundër SHBA-ve, sepse nuk ka arsye të kundërshtojë ndihmën dhe vlerën amerikane që ka dhënë me dakada ndaj popullit shqiptarë.

Por, nuk është e mundur që SHBA-të, të mos i kuptojnë dhe të kenë një pasqyrë ndaj atyre, nga liderët shqiptarë që shkojnë dhe çfryhen për inate politike, duke shantazhuar dhe fabrikuar të pavërteta apo trillime ndaj atdhetarëve të vet, sikur edhe ndaj Albin Kurtit, vetëm pse janë të guximshëm, munden me udhëheq më mirë dhe i do populli”.

Gjithashtu, Preqi foli edhe për njohjet që Kosova siguri në viti 2025, ku tha se kjo erdhi si rezultat i një pune të mirë të presidentes Osmani.

“Kosovën së fundi e njohën edhe katër shtete të botës, sikur Kenia, Siria, Sudani dhe Bahamas, që do të thotë se në qeverisjen Kurti e njohën edhe këto vende në kohën kur po flitej për rrezikun që po i kërcënohet vendit tonë nga lobimi i Serbisë për ç’njohje, por qeverisja e mirë në krye me presidenten dr.Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, e dëshmojnë të vërtetën.

Dhe tani në këtë kohë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, me 28 dhjetor të këtij fundviti të 2025, sikur janë bashkuar të gjithë kundërshtarët politik të Kurtit, dhe po bëjnë ç’mos për ta larguar me çdo kusht nga pushteti, së cilës iniciativë i bashkangjitet edhe Beogradi, duke marrë parasysh se para vetës e kanë një kundërshtar të fortë, që nuk bënë kompromis dhe nuk lëshon pe me atë që njeriu e përkthen në konkretësinë e jetës së vet, siq është liria, barazia dhe shteti demokratik”.

Në fund, tha se për Kosovën erdhi në lajm i mirë me miratimin e ligjit të ri të Trump.

Sipas tij, ky ligj konfirmoi përpjekjet e Kurtit dhe në anën tjetër ua “mbylli gojën” atyre që lobuan për ndarje të Kosovës.

Sa i rëndësishëm për Kosovën, do të ishte Ligji për Mbrojtjen Kombëtare të SHBA-ve, që e nënshkroi presidenti amerikan Donald Trump, duke e mbështetë fuqishëm edhe të drejtat e vendit tonë, që nuk do të ketë ndryshim të kufijve, marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke, dhe zgjerimi i NATO-s, ku përfshihet edhe Kosova në këtë aleancë veri-atlantike.

Kjo tregon se mundësia e Kosovës, për të arritë deri këtu po rritet në mënyrë graduale dhe prirja për të trajtuar këtë qëllim ishte edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si një proces që bëhët gjithnjë e më i theksuar, në të cilin duhet të investohet shumë energji politike, por kuptohet në kuadër të miqëve të fuqishëm amerikan dhe evropian.

Ky ligj i rëndësishëm i SHBA-ve, e bëri edhe Kosovën krenare dhe sikur ua mbylli gojën gjithë atyre që lobuan dhe u munduan ta copëtojnë këtë vend në baza etnike, dhe ua mbylli gojën gjithë atyre që u munduan të na i prishin marrëdhëniet në mes SHBA-ve, me vendin tonë dhe kryeminstrin e saj Albin Kurtin, duke e quajtur si antiamerikan, i cili është më pro-amerikan se vetë amerikanët”, përfundoi Dedë Preqi për “Bota sot”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

media serbe vajton humbjen dhe fotografine kjo u prit me denim nga shqiptaret 694fc55340f34
Lajmi i mëparshëm

Media serbe vajton humbjen dhe fotografinë: Kjo u prit me dënim nga shqiptarët

rusia sulmon ndertesat civile ne kiev publikohen pamjet e goditjeve me drone 694fc67329d6b
Lajmi i radhës

Rusia sulmon ndërtesat civile në Kiev – publikohen pamjet e goditjeve me dronë

Të fundit nga

Policia e Kosovës përkujton heroin Izet Demaj

Policia e Kosovës ka përkujtuar sot heroin dhe zyrtarin policor të rënë në krye të detyrës, Izet Demaj, me rastin e përvjetorit të rënies së tij. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës,

Unaza e Elbasanit “paralizohet” nga trafiku

Trafiku në Unazën e Elbasanit nuk është diçka e rrallë tashmë. Radhë mjetesh disa kilometra jemi mësuar t’i shohim çdo fundjavë teksa qytetarët u drejtohen zonave turistike, kryesisht juglindjes për të pushuar.
ShkoLartë