kosova ne linje me ema ne paracetamoli i sigurt per perdorim gjate shtatzenise 68d38c0898f15

Kosova në linjë me EMA-në: Paracetamoli i sigurt për përdorim gjatë shtatzënisë

September 24, 2025
min lexim

Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Mjekësore (AKPMM) e ka mbështetur qëndrimin e Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) për vazhdimin e përdorimit të paracetamolit gjatë shtatzënisë.

Kjo agjenci ka reaguar pasi që presidenti amerikan, Donald Trump, e ka lidhur autizmin me përdorimin e vaksinave të fëmijërisë dhe me marrjen nga gratë gjatë shtatzënisë të ilaçit të njohur kundër dhimbjeve, Tylenol, i cili e ka përmbajtje paracetamolin.

Me këtë, Trumpi e ka ngritur në qendër të politikës shëndetësore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) një pretendim që nuk ka mbështetje në prova shkencore.

Në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Mjekësore kanë konfirmuar për KOHËN se përdorimi i këtij produkti do të vazhdojë edhe në Kosovë, njësoj sikurse në vendet e Bashkimit Evropian (BE).

“Ju njoftojmë se qëndrimi i AKPPM-së është i njëjtë me atë të Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA)”, kanë thënë në AKPPM.

Në EMA kanë bërë të ditur se përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë mbetet i sigurt në Bashkimin Evropian.

“Paracetamoli mbetet një mundësi e rëndësishme për të trajtuar dhimbjet ose temperaturën te gratë shtatzëna. Këshillat tona bazohen në një vlerësim rigoroz të të dhënave shkencore në dispozicion dhe nuk kemi gjetur asnjë provë që përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë shkakton autizëm te fëmijët”, kanë thënë në EMA.

Në përgjigje për agjencinë e lajmeve Reuters, zyrtarë të EMA-së kanë bërë të ditur se provat e deritanishme nuk kanë gjetur asnjë lidhje mes përdorimit të paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe autizmit. 

Sipas gjetjeve, paracetamoli mund të merret gjatë shtatzënisë kur është e domosdoshme, por në doza të ulëta.

Edhe farmacisti Astrit Haxhijaha ka kërkuar që paracetamoli të përdoret me kujdes dhe duke i respektuar dozat e nevojshme.

“Ky bar konsiderohet më i sigurti se shumë alternativa të tjera për pacientet gjatë shtatzënisë apo dhe gjidhënies. Është e vërtetë që kohëve të fundit po diskutohet rreth dyshimeve në lidhje me përdorimin e paracetamolit të shtatzënisë dhe lidhjen e mundshme me autizëm. Pra, nga aspekti shkencor kanë ngritur dyshimet, mirëpo tek aspekti klinik paracetomoli mbetet zgjidhja më e mirë. Gjithashtu edhe prej autoriteteve rregullatore apo agjencive në këtë rast, sikur FDA e EMA, edhe këta nuk kanë ndryshuar udhëzimet. Rekomandimet mbeten të njëjta, kurse përdorimi është i lejuar dhe i sigurt, atëherë kur respektohet doza dhe kohëzgjatja. Pra në këto momente qasja më e mirë është kujdes dhe pa panik”, ka thënë ai.

Në reagimin e Agjencisë së Barnave në SHBA është theksuar se ka nisur informimi i prindërve dhe i mjekëve për një sasi të konsiderueshme provash lidhur me rreziqet e mundshme nga përdorimi i paracetamolit, duke lënë në dorë të tyre përdorimin apo jo të tij. 

“Disa nga këto studime theksojnë se rreziku është më i madh në rastet kur paracetamoli është përdorur vazhdimisht gjatë të gjithë shtatzënisë. Por ka disa sqarime të rëndësishme: Deri më tani nuk është dëshmuar një lidhje shkak-pasojë mes paracetamolit dhe çrregullimeve neurologjike. Ekzistojnë gjithashtu studime që nuk e mbështesin këtë lidhje. Paracetamoli vazhdon të jetë i vetmi ilaç pa recetë i aprovuar për trajtimin e temperaturës gjatë shtatzënisë”, kanë thënë në këtë agjenci.

Në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike e Universitare (QKUK) nuk kanë pranuar të japin komente rreth këtij debati.
 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nderohet heroi afrim bunjaku ne dy vjetorin e renies 68d3840dcbfc1
Lajmi i mëparshëm

Nderohet heroi Afrim Bunjaku, në dy vjetorin e rënies

vlen 19 tetori do te jete pergjigjja e qarte ndaj bdi se dhe hipokrizise se saj 68d39e56400c1
Lajmi i radhës

VLEN: 19 tetori do të jetë përgjigjja e qartë ndaj BDI-së dhe hipokrizisë së saj

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë