kosova me me pak raste te reja te semundjeve malinje ne 202 68bb0c0e7ef96

​Kosova me më pak raste të reja të sëmundjeve malinje në 202

September 5, 2025
1 minut lexim

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e shëndetësisë për vitin 2024, ku theksohet se kishte më pak raste të prekura me sëmundje malinje dhe beninje, krahasuar me 2023.

Sipas ASK-së, tek të prekurit me sëmundje malinje dhe beninje vërehet një rënie e rasteve të reja (-12,5%), krahasuar me vitin 2023 (që ishin 4 165 raste të reja të prekura nga sëmundjet malinje dhe beninje) derisa në vitin 2024 ky numër ka rënie në 3 644 raste të reja.

“Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, numri i përgjithshëm i të punësuarve në shëndetësi në sektorin publik, në vitin 2024, ishte 14 008 të punësuar, prej tyre: mjekë specialistë (3 031); mjekë stomatologë (378); farmacistë (106); fizioterapistë (60); infermierë (7 969); bashkëpunëtorë shëndetësorë (234); dhe staf jo-mjekësor (2 230). Në vitin 2024, numri i punonjësve shëndetësorë të licencuar në bazë të odave të profesionistëve shëndetësorë është 14 524, prej tyre: 5 656 mjekë, 3 563 infermierë, 2 522 stomatologë, 1 295 fizioterapistë, si dhe 1 488 farmacistë.

Nga ky numër: 8 099 janë femra, ndërsa 6 424 janë meshkuj. Gjatë vitit 2024, numri i institucioneve private shëndetësore të licencuara ka arritur në 2 379 sosh, prej tyre: spitale (32) dhe 2 347 institucione të tjera shëndetësore (ambulanca, poliklinika, laboratorë, kabinete etj.). Nga gjithsej 2 379 institucioneve private shëndetësore të licencuara, numrin më të madh e përbëjnë ambulancat stomatologjike me 439 sosh; ambulanta gjinekologjike (191); qendra diagnostike (167) etj”, thuhet në komunikatë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shba kanada meksike 2026 fillon te marre forme kualifikueset hyjne ne fazen e nxehte zbulohen 13 kombetaret e para qe kane prere bileten per ne boteror 68bb06e972e61
Lajmi i mëparshëm

SHBA-Kanada-Meksikë 2026 fillon të marrë formë, Kualifikueset hyjnë në fazën e “nxehtë”/ Zbulohen 13 kombëtaret e para që kanë prerë biletën për në Botëror

BUJAR OSMANI
Lajmi i radhës

Bujar Osmani: Çairi do të bëhet referendum për shqiptarët – nuk pranojmë të kthehemi qiraxhinj në shtëpinë tonë

Të fundit nga

ShkoLartë