kosova fuqizon bashkepunimin per zhvillim urban te qendrueshem ndaj ndryshimeve klimatike 68b1e5c109cef

Kosova fuqizon bashkëpunimin për zhvillim urban të qëndrueshëm ndaj ndryshimeve klimatike

August 29, 2025
1 minut lexim

Në Muzeun Etnologjik të Gjakovës është mbajtur takimi i parë i Komitetit Drejtues për Zhvillimin Urban Qarkor, i cili mblodhi përfaqësues nga institucionet qendrore, komunat dhe partnerët zhvillimorë për të forcuar bashkëpunimin drejt qyteteve më të gjelbra dhe më të qëndrueshme ndaj ndryshimeve klimatike.

Takimi kishte për qëllim njohjen e ndërsjellë të institucioneve partnere dhe angazhimeve të tyre brenda programit, prezantimin e objektivave për nxitjen e qëndrueshmërisë klimatike dhe zhvillimit urban të qëndrueshëm dhe krijimin e një kuptimi të përbashkët mbi drejtimin strategjik, koordinimin dhe mekanizmat e zbatimit.

Pjesëmarrësit zhvilluan edhe një vizitë në terren te lumi Lukac, ku pritet të realizohet një projekt demonstrues që synon reduktimin e rreziqeve klimatike dhe krijimin e hapësirave publike më të shëndetshme dhe më të qëndrueshme.

Ky partneritet, i mbështetur nga Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim (GIZ) dhe Sekretariati Shtetëror i Zvicrës për Çështje Ekonomike (SECO), po vendos themelet për një zhvillim urban të integruar, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm në Kosovë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

milan dhe roma shqyrtojne shkembimin e dy lojtareve 68b1e5b3f2b21
Lajmi i mëparshëm

Milan dhe Roma shqyrtojnë shkëmbimin e dy lojtarëve

trupi iu gjet i dekompozuar ne fshatin mollas policia e korces identifikon viktimen dhe zbardh ngjarjen 68b1e663494a2
Lajmi i radhës

Trupi iu gjet i dekompozuar në fshatin Mollas, Policia e Korçës identifikon viktimën dhe zbardh ngjarjen

Të fundit nga

​124 vjet nga vrasja e atdhetarit Haxhi Zeka

Një prej figurave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë shekullit XIX, ishte Haxhi Zeka. Një luftëtar dhe atdhetar i pranuar nga të gjithë patriotet e kohës, por që përkrahej nga popullata shqiptare, emri

Parashikimi i motit për sot, 21 shkurt 2026

Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me alternime kthjellimesh përgjatë ultësirës perëndimorë në pjesën e parë të ditës e vranësira mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje
ShkoLartë