Komandani i KFOR-it, Ozkan Ulutash ka thënë se siguria e qëndrueshme në Kosovë në fund të fundit varet nga një zgjidhje politike.
Opinionisti Gani Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot” thotë se Kosova vuajti nga masat e BE-së kur Serbia sulmoi ushtarët e KFOR-it, dhe tani duhet vlerësuar drejtësia ndaj vendit.
“Po citoj deklaratën e komandanti të KFOR-it Ozkan Ulutash: “Presim që Serbia të luajë rolin e saj”
Megjithatë më mirë vonë se hiç. Kur Serbia sulmonte ushtarët e KOFR-it në vitin 2023, dënohej Kosova dhe përkëdhelej Serbia nga Lajçaku, Borelli e Eskobari.
Tani, janë duke e parë realitetiun në të vêrtetë, por Kosova vuajti mjaft me masat e vëna nga BE.
Ne nuk jemi kundër së vërtetës as tani, por sikur është dashur t’i kërkohet falje Kosovës, të paktën dhe, edhe në të ardhmen, të shikohet mirë e qartë se kush çka meriton, që t’i jepet”, thotë ai.
Tutje, Mehmeti thekson se Kosova është mbrojtur ndaj Serbisë, e cila vazhdon të ketë ambicie pushtuese, dhe kritikon vonesën e KFOR-it në reagimin ndaj sulmeve serbe në maj 2023 dhe mosdorëzimin e Radojçiqit nga Vuçiqi.
“Kosova, dhe asnjë shtet tjetër i dalë nga Jugosllavia, nuk ka sulmuar askë, përveç që është mbrojtur nga Serbia, e cila, jo vetëm Jugosllavinë, por kishte intenca të shkonte edhe më tutje në pushtime tjera për të pushtuar toka tjera dhe t’ia bashkonte Serbisë.
Nëse nuk i ndalet turri, ajo sërish do të provokojë luftë, duke filluar me Kosovën e më pastaj me Bosnjen.
Ulutash i KFOR-it thotë se prersin që Serbia të luajë rolin e saj!…
Dhe ajo do e luajë rolin e saj, por varet se çfarë roli do të luajë. Ajo është mësuar të luajë rolin, ashtu si i pëlqen asaj, si të pushtojë toka të shqiptarëve në veçanti, mbasi me të tjerët nuk e ka guximin, sepse janë shumë të lidhur si kombe e si popuj dhe, ata nuk janë të përçarë kështu sa shqiptarët, nuk janë lakmues të pasurisë në dëm të shteteve të tyre.
Dhe, Serbia do e luajë lojën e saj, ashtu si do ajo, jo ndryshe.
Si do që të jetë, mirë që Ulutash i ka përmendur edhe pse me vonesë, protestat e dhunshme të serbëve kundër ushtarëve të KFOR-it në maj të vitit 2023 dhe kërkon përgjegjësi, ashtu sikur dorëzimin e Radojçiqit për sulmin terrorist ndaj policicë së Kosovës, ku u vra oficeri Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër.
Mirëpo, Vuçiqi nuk e dorëzon Radojçiqin, sepse vetë ai e ka urdhëruar të bëjë sulmin, për çka edhe e priti në rezidencën e tij menëjḧerë pas sulmit, duke i dhënë mirënjohje.
Jo, jo. Agresori, çdo agresor që sulmon tjetrin, do duhej të dënohet që të paguajë dëmëshpërblimet në njerëz dhe dëmet tjera materiale, në mënyrë që ai të ulë bishtin e të mos çojë krye më për të sulmuar dikë. E Serbia nuk u dënua as pas gjiutha atyre luftêrave që i shkaktoi kundër popujve të tjerë, me të vetmin qëllim që të krijojë Serbinë e madhe.
Më mirë vonë se hiç, thotë populli.
Mbetet të shohim…” e përmbyll ai.
Burimi: botasot.info

