kosova dhe gjermania diskutojne avancimin e transformimit digjital 6ae51583b4d3c

Kosova dhe Gjermania diskutojnë avancimin e transformimit digjital

October 31, 2026
1 minut lexim

Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike, në kuadër të konsultimeve ndërqeveritare për bashkëpunim zhvillimor.

Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu është takuar me përfaqësues të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), Ambasadës Gjermane dhe GIZ-it.

Sipas njoftimit të ministrisë, përmes një projekti të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe të zbatuar nga GIZ-i, Gjermania ka mbështetur programin për zvogëlimin e barrës administrative. Në kuadër të tij janë digjitalizuar një numër i madh shërbimesh dhe janë zhvilluar sisteme për menaxhimin e licencimit të profesioneve të ndryshme, njohjen e diplomave, shërbimet e punësimit dhe menaxhimin e rasteve.

Po ashtu, në Administratën Tatimore të Kosovës është duke u testuar asistenti i parë digjital bazuar në inteligjencë artificiale.

Programi ka kontribuar edhe në thjeshtimin e mbi 730 shërbimeve administrative në nivel qendror dhe lokal. Ndërkohë, ka nisur pilotimi i integrimit të shërbimeve publike sipas ngjarjeve jetësore, duke filluar me shërbimet që lidhen me lindjen e fëmijës.

Gjatë takimit është diskutuar edhe integrimi i sistemeve të zhvilluara me platformën eKosova dhe mundësia e vazhdimit të mbështetjes gjermane në vitet e ardhshme.

Ministri ka prezantuar gjithashtu prioritetet për transformimin digjital, përfshirë lansimin e platformës kombëtare të identifikimit elektronik (eID), e cila do të mundësojë autentikimin e fortë elektronik, nënshkrimin dhe vulën elektronike, si dhe kuletën digjitale.

Në fund, ministri ka falënderuar Qeverinë Gjermane dhe GIZ-in për mbështetjen në modernizimin e administratës publike dhe avancimin e transformimit digjital në Kosovë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

muhamet elmazi shenon me pjesemarrje masive 1 vit pune ne saraj mbeshtetja juaj motiv per te vazhduar perpara 6ae515213f8ad
Lajmi i mëparshëm

Muhamet Elmazi shënon me pjesëmarrje masive 1 vit punë në Saraj: Mbështetja juaj, motiv për të vazhduar përpara

zgjedhjet lokale ne shqiperi me 9 maj 2027 6ae515dc42c59
Lajmi i radhës

Zgjedhjet lokale në Shqipëri më 9 maj 2027

Të fundit nga

Zgjedhjet lokale në Shqipëri më 9 maj 2027

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar datën 9 maj 2027 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Në një njoftim zyrtar, Presidenca bën me dije se vendimi u mor
ShkoLartë