kos optimiste per negociatat 68b190f4ac14c

Kos optimiste për negociatat

August 29, 2025
1 minut lexim

Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi për televizionin moldav se negociatat me Malin e Zi mund të përfundojnë në vitin 2026, ndërsa me Shqipërinë në vitin 2027.

“Ne mund të përfundojmë negociatat me Malin e Zi në vitin 2026, me Shqipërinë në vitin 2027, dhe do të ishte e jashtëzakonshme nëse do të mund të përfundojmë negociatat me Moldavinë në vitin 2028. Ju e dini, shpejtësia me të cilën ne mund t’i mbyllim kapitujt varet nga sa shpejt vendi kandidat sa shpejt që ai e përafron legjislacionin vendas me atë europian.”

E pyetur se nga çfarë varet ecuria e negociatave, komisionerja Kos shpjegoi se vendimi përfundimtar u takon shteteve anëtare të BE-se.

“Varet nga konsensusi midis shteteve anëtare. Pra, nuk ka të bëjë vetëm me të gjithë procesin e pranimit, nuk ka të bëjë vetëm me negociatat. Varet gjithashtu nga vullneti dhe mendimi i shteteve anëtare. Dhe shtetet anëtare duhet të bien dakord për këtë. Dhe kjo është ajo për të cilën po punojmë.”

Qeveria Rama synon që të mbyllë negociatat e saj të pranimit me Bashkimin Europian deri në fund të vitit 2027 dhe anëtarësimin e plotë në vitin 2030. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti promovon bartesin e listes per keshilltare doktorin dhe aktivistin e sektorit civil muhamed murtezi 68b18f922dc42
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti promovon bartësin e listës për këshilltarë, doktorin dhe aktivistin e sektorit civil Muhamed Murtezi

klubi anglez ngulmon per frattesin 68b1916117311
Lajmi i radhës

Klubi anglez ngulmon për Frattesin

Të fundit nga

ShkoLartë