0
Shkup, 13 dhjetor – Treni legjendar “Shpaneci”, dikur i harruar dhe pothuajse i lënë jashtë përdorimit, po rikthehet fuqishëm në përdorim.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, Igor Korunovski, drejtor në MZh Transport.
“Sot e testuam trenin plotësisht të rinovuar dhe të modernizuar, me dizajn të ri, televizorë, sistem audio, sisteme alarmi dhe video-mbikëqyrje. Përgatitjet për një udhëtim më komod dhe më të sigurt janë në fazë intensive. Së shpejti do të pasojnë edhe risi të tjera – qëndroni me ne!”, ka shkruar Korunovski.
Rikthimi i “Shpanecit” pritet të zgjojë nostalgji te udhëtarët dhe njëkohësisht të ofrojë standarde më të larta sigurie dhe komoditeti në transportin hekurudhor.
Burimi: zhurnal.mk


