korrupsioni pengese per anetaresim ne be ja si pergjigjet rama 688a96f4dc5d6

Korrupsioni, pengesë për anëtarësim në BE? Ja si përgjigjet Rama

July 31, 2025
min lexim

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, kryeministri Edi Rama është ndalur gjerësisht te lufta kundër korrupsionit një nga temat më të ndjeshme dhe më të diskutuara në skenën politike dhe në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.



I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët e qeverisë së tij, Rama ka pranuar se ka individë të përfshirë, por ka theksuar se qeveria ka ndërmarrë reforma rrënjësore në sistemin e drejtësisë, të cilat, sipas tij, nuk kanë ndodhur që prej vitit 1912.

Ai është shprehur se nuk ka mburojë për askënd, ndërsa theksoi se mbështetja ndaj institucioneve të reja të drejtësisë është e pakushtëzuar.

Rama tha se lufta kundër korrupsionit është një nga garancitë kryesore që Shqipëria ofron në procesin e integrimit evropian, dhe se kjo përpjekje është vlerësuar edhe nga vetë Bashkimi Evropian.

Duke iu referuar rasteve të arrestimeve brenda radhëve të qeverisë apo administratës publike, kryeministri u shpreh se reagimi i qeverisë ka qenë “radikal dhe i pashoq në historinë e Shqipërisë”, duke e konsideruar këtë një dëshmi konkrete të seriozitetit të angazhimit të mazhorancës në luftën kundër korrupsionit.

ZEITmagazin: A është i përhapur korrupsioni në qeverinë tuaj?

ZEITmagazin: A është korrupsioni pengesë për anëtarësimin në BE?

Në intervistën për ZEITmagazin, Rama foli gjithashtu për raportin me median, akuzat e opozitës, çështjet personale, si dhe vendimin për ndalimin e përkohshëm të platformës TikTok për arsye sigurie.

Rama: Janë gënjeshtra që kanë dëmtuar shumë familjen time. Por, jam mësuar.

ZEITmagazin: A të pëlqejnë gazetarët?

Rama: Respektoj gazetarinë e pavarur, por jo të gjithë gazetarët. Kam qenë vetë gazetar dhe e di rëndësinë e tyre. Por disa më shohin vetëm si njeri me pushtet, jo argumentet e mia.

ZEITmagazin: Ju keni përjashtuar disa gazetarë nga konferencat. Pse?

Rama: Vetëm kur dikush merr peng konferencën me fjalim të pafundme.

ZEITmagazin: Një gazetareje ju ka akuzuar për sjellje të papërshtatshme nga ju.

Rama: Ka qenë konflikt, por ajo thotë se Rama ka krijuar diktaturë ekonomike dhe favorizon krimin.

ZEITmagazin: Po arrestimet e korrupsionit në radhët tuaja?

Rama: Është normale që ka raste, por reagimi ynë është radikal dhe i pashoq në historinë e Shqipërisë.

ZEITmagazin: Si e shpjegoni marrëdhënien tuaja me kritikun Fatos Lubonja?

Rama: Ishim miq, por politika na ndau. Ai më konsideron tradhtar, unë e respektoj dhe më dhimbset.

ZEITmagazin: Cili është më i madhi gabim që keni bërë?

Rama: Do t’ua them kur të largohem nga detyra.

ZEITmagazin: Pse ndaluat përdorimin e TikTok përkohësisht?

Rama: Për sigurinë e fëmijëve, që prindërit të kenë kontroll mbi përmbajtjen.

ZEITmagazin: Reagimi i prindërve?

Rama: 95% e mbështetën ndalimin dhe shumë prej tyre duan të ndalohet e gjithë media sociale./tvklan

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

djaloshi palestinez eci 12 km per te marre ndihma puthi doren e amerikanit ne shenje falenderimi por me pas e vrane forcat izraelite 688a924d232ee
Lajmi i mëparshëm

Djaloshi palestinez eci 12 km për të marrë ndihma – puthi dorën e amerikanit në shenjë falënderimi, por më pas e vranë forcat izraelite

me 412 grade japonia regjistron temperaturen me te larte te ajrit 688a982104462
Lajmi i radhës

Me 41,2 gradë/Japonia regjistron temperaturën më të lartë të ajrit

Të fundit nga

ShkoLartë