koreja e veriut ben rusishten lende te detyrueshme ne shkolla forcohet edhe me shume bashkepunimi mes vendeve qe pas pushtimit te ukraines ne vitin 2022 69287365a3526

Koreja e Veriut bën rusishten lëndë të detyrueshme në shkolla, forcohet edhe më shumë bashkëpunimi mes vendeve që pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022

November 27, 2025
1 minut lexim

Koreja e Veriut  ka futur zyrtarisht gjuhën ruse si lëndë të detyrueshme në shkolla që nga klasa e katërt.

Alexander Kozlov, ministër i Burimeve Natyrore dhe Mjedisit dhe bashkëkryetar i komisionit ndërqeveritar të Federatës Ruse dhe Koresë së Veriut, deklaroi në një takim të komisionit në Moskë se aktualisht rreth 600 persona në Korenë e Veriut studiojnë rusisht. Sipas tij, kjo e bën rusishten një nga tre gjuhët më të përhapura në vend.

Sipas Politico, në Rusi, ndërkohë, 3,000 nxënës shkolle dhe 300 studentë universiteti studiojnë gjuhën koreane.

Kozlov shtoi se vitin e kaluar 96 qytetarë të Koresë së Veriut u pranuan në universitete ruse, përfshirë MGIMO-n, universitetin që përgatit diplomatët. Po ashtu, 29 të tjerë u regjistruan këtë vit në kurse gjeologjie në Rusi.

Ai theksoi se të dy vendet po bashkëpunojnë në fushën e arsimit në sektorë si bankat, energjia, mjekësia dhe gjeologjia. Sipas tij, Rusia po ndërton një qendër në Korenë e Veriut që do të ofrojë arsim në gjuhën ruse në Universitetin Normal Kim Chol Ju.

Lidhjet tradicionalisht të forta mes Rusisë dhe Koresë së Veriut janë forcuar edhe më tej që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.

Koreja e Veriut ka furnizuar Rusinë me armë dhe ka dërguar trupa për të luftuar në vijën e frontit, si dhe për të çminuar rajonin e Kurskut, një territor rus i pushtuar për një periudhë të shkurtër nga Ukraina. Dy nga grupet më të mëdha të krimit kibernetik në botë të lidhura me shtetin, Gamaredon i Rusisë dhe kolektivi Lazarus i Koresë së Veriut, janë parë gjithashtu duke ndarë burime.

Në gusht të vitit 2025, turistët rusë u dyndën në vendpushimet e Koresë së Veriut, ndërsa linjat ajrore ruse nisën fluturime direkte drejt Phenianit.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mbi 300 te zhdukur 65 te vdekur bilanci i tmerrshem i zjarrit ne hong kong 692871b328dce
Lajmi i mëparshëm

Mbi 300 të zhdukur, 65 të vdekur: Bilanci i tmerrshëm i zjarrit në Hong Kong

nderhyu ne sistemin e gjobave amp pezullon nga detyra efektivin e elbasanit 6928767374bd2
Lajmi i radhës

Ndërhyu në sistemin e gjobave, AMP pezullon nga detyra efektivin e Elbasanit

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë