koreja e jugut ndalon biresimet private pas hetimeve per abuzime masive 687b68fba9b74

Koreja e Jugut ndalon birësimet private pas hetimeve për abuzime masive

July 19, 2025
1 minut lexim

Koreja e Jugut do t’i japë fund praktikës shumëvjeçare të birësimeve private, pas një hetimi të Komisionit të së Vërtetës dhe Pajtimit që zbuloi abuzime të shumta dhe shkelje serioze të të drejtave të fëmijëve të birësuar.

Që nga Lufta Koreane, më shumë se 140,000 fëmijë janë birësuar jashtë vendit përmes agjencive private me mbështetje shtetërore. Hetimi nxori në dritë regjistrime të fshehta të jetimëve, manipulime identiteti dhe mosverifikim të prindërve birësues gjatë viteve të procesit të birësimit ndërkombëtar.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies së Koresë së Jugut, që nga kjo fundjavë do të aplikohet një sistem i ri, ku përgjegjësia e plotë për procesin e birësimit do t’i kalojë shtetit dhe autoriteteve lokale. Ky sistem do të përfshijë vlerësimin rigoroz të prindërve adoptues dhe përputhjen me fëmijët, gjithashtu edhe shqyrtimin nga një komitet i ministrisë, duke u bazuar në parimin e “interesave më të mira të fëmijës”.

Ministria e Shëndetësisë e konsideron këtë ndryshim si një hap të rëndësishëm për sigurinë dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve të adoptuar.

Birësimet ndërkombëtare filluan pas Luftës Koreane për të larguar fëmijët e lindur nga nëna koreane dhe baballarë ushtarë amerikanë.

Shkrimtarja dhe vetë e birësuar nga Koreja në Suedi, Lisa Wool-Rim Sjoblom, kërkon që shteti të pranojë rolin e tij në këto shkelje dhe të mbështesë ata që u ndanë padrejtësisht nga familjet e tyre.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

openai prezanton chatgpt agent 687b68bfc36a7
Lajmi i mëparshëm

OpenAI prezanton “ChatGPT Agent”

filipce nga obrm pdukm duhet te tregojne nese kane nje plan serioz per zhbllokimin e eurointegrimeve 687b6f506d59a
Lajmi i radhës

Filipçe: Nga OBRM-PDUKM duhet të tregojnë nëse kanë një plan serioz për zhbllokimin e eurointegrimeve

Të fundit nga

ShkoLartë