korce zbardhet dinamika e plagosjes se 28 vjecarit ne pranga autori e 4 te tjere 68a03b970b61b

Korçë/ Zbardhet dinamika e plagosjes së 28-vjeçarit. Në pranga autori e 4 të tjerë

August 16, 2025
min lexim

Zbadhet dinamika e plagosjes së 28-vjeçarit, të ndodhur dje, në fshatin Mollaj, nga një 41-vjeçar.



Vihet në pranga 41-vjeçari, autori i dyshuar i ngjarjes, i cili ka mbetur i dëmtuar gjatë konfliktit. Ai ka marrë dëmtime në kokë dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në pranga kanë rënë edhe 4 shtetas të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ndërhyrë për të ndihmuar 28-vjeçarin dhe kanë dhunuar autorin e ngjarjes.

“Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të shpejta, të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Korçës, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes, të ndodhur më datë 15.08.2025, në fshatin Mollaj, Korçë.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit të marrë, se në fshatin Mollaj kishte pasur një konflikt për motive të dobëta, ku kishte mbetur i dëmtuar një 28-vjeçar me mjet prerës (thikë), i cili u transportua në spital në gjendje të rëndë për jetën, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e 41-vjeçarit, si autor i dyshuar i ngjarjes, konkretisht shtetasin: A. Q., 41 vjeç, banues në fshatin Mollaj, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, bazuar dhe në pamjet filmike, u bë zbardhja e plotë e ngjarjes, ku u vendosën në pranga edhe 4 shtetas të tjerë, I. D., 45 vjeç, Th. P., 47 vjeç, Dh. K., 47 vjeç, dhe B. S., 33 vjeç, banues në fshatin Mollaj, të dyshuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndërhyrë menjëherë pasi 41-vjeçari plagosi shtetasin A. K., duke e goditur me grushta autorin e plagosjes dhe duke i shkaktuar plagë në pjesën e kokës dhe të trupit.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan mjeti prerës (thikë), 1 aparat celular dhe pamjet filmike”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mot me vranesira te ndryshueshme me periudha me diell pasdite me kushte per paqendrueshmeri 68a039f25c650
Lajmi i mëparshëm

Mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, pasdite me kushte për paqëndrueshmëri

iris law terheq vemendjen me paraqitje provokuese ne new york 68a03edf994d2
Lajmi i radhës

Iris Law tërheq vëmendjen me paraqitje provokuese në New York

Të fundit nga

Igor Tudor po largohet nga Tottenhami!

Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur pritet të ndahen me marrëveshje të përbashkët pas humbjes ndaj Nottinghamit dhe një humbjeje personale të rëndë Trajneri i Tottenham Hotspur, Igor Tudor, dhe klubi anglez pritet
ShkoLartë