konushevci asnje kerkese per proteze nuk eshte ne pritje te trajtimit financimi i ketij sherbimi do te vazhdoje 6ad8e3a503246

Konushevci: Asnjë kërkesë për protezë nuk është në pritje të trajtimit, financimi i këtij shërbimi do të vazhdojë

October 21, 2026
min lexim

Kryetari i Komisionit për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe për Persona të Pagjetur në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Arton Konushevci, dha një sqarim lidhur me financimin e protezave për invalidët e luftës pas raportimeve dhe reagimeve të sotme lidhur me mosmiratimin e amendamentit për ndarjen e një milion eurove shtesë për proteza dhe pajisje të tjera mjekësore për invalidët e luftës.

“Mbulimi i shpenzimeve për protezat e invalidëve të luftës së UÇK-së ka nisur në vitin 2023, ndërsa në dhjetor të vitit 2024 kjo mbështetje është zgjeruar edhe për invalidët civilë të luftës.

Përfituesit kanë të drejtë ta zgjedhin vetë institucionin ku dëshirojnë ta marrin shërbimin, ndërsa shpenzimet u mbulohen në masën 100 për qind.

Deri më tani, të gjithë personave që kanë pasur nevojë për këtë shërbim, u janë mbuluar shpenzimet.

Sipas informacioneve që kam, aktualisht asnjë kërkesë për protezë nuk është në pritje të trajtimit. Financimi i këtij shërbimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Prandaj, është e rëndësishme të theksohet se mosmiratimi i një amendamenti për mjete shtesë buxhetore nuk nënkupton mungesë të financimit për protezat e invalidëve të luftës.

Sipas raporteve të trajtimit dhe rimbursimit, deri më tani kanë përfituar gjithsej 103 persona, me një vlerë të përgjithshme të rimbursimeve të miratuara prej 1,488,631.83 eurosh.

Prej tyre:

58 invalidë të luftës së UÇK-së, me rimbursime të miratuara në vlerë prej 1,022,570.01 eurosh;

45 invalidë civilë të luftës, me rimbursime të miratuara në vlerë prej 466,061.82 eurosh.

Për më tepër, Qeveria Kurti e ka institucionalizuar financimin e këtij shërbimi përmes Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor, duke e larguar administrimin e tij nga vendimmarrja e vetëm një personi, siç kishte ndodhur më parë.

Pra, mbështetja financiare që po kërkohet sot përmes amendamentit është pjesë e një mekanizmi që funksionon prej vitit 2023 dhe që do të vazhdojë të zbatohet.

Sa i përket debatit parlamentar, konsideroj se kjo çështje është përdorur edhe për qëllime politike. Edhe anëtarë të opozitës në Komisionin për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Personat e Pagjetur kanë qenë në dijeni të mekanizmit ekzistues të financimit.

Madje, gjatë diskutimeve në komision, një anëtar ka deklaruar: “Le të shkojë kjo çështje te Komisioni për Buxhet dhe ata të mos e votojnë, që të mbetet te ata”.

Një qasje e tillë ngre shqetësime se debati për një çështje kaq të ndjeshme po përdoret për përfitime politike dhe për vëmendje në rrjetet sociale, në vend që të përqendrohet te nevojat reale të përfituesve.

Invalidët e luftës dhe invalidët civilë të luftës meritojnë trajtim dinjitoz, mbështetje të vazhdueshme dhe informacion të saktë për të drejtat e tyre. Kjo çështje duhet të trajtohet me përgjegjësi institucionale, jo përmes deklarimeve që mund të krijojnë pasiguri te përfituesit.

Si kryetar i Komisionit, mbetem i përkushtuar që, brenda përgjegjësive tona parlamentare, të vazhdojmë mbikëqyrjen e zbatimit të këtij mekanizmi dhe angazhimin për përmirësimin e trajtimit të të gjitha kategorive të dala nga lufta”, shkroi në Facebook, Konushevci.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkupi nga 15 dhjetori pritet te jete i stolisur per vitin e ri do te shpenzohen 73 mije euro per dekorimin e qytetit 6ad8e31bdcdb6
Lajmi i mëparshëm

Shkupi nga 15 dhjetori pritet të jetë i stolisur për Vitin e Ri, do të shpenzohen 73 mijë euro për dekorimin e qytetit!

berisha thirrje qytetareve bashkohuni me studentet e vetmja rruge per te kthyer normalitetin 6ad8e3fbdd70a
Lajmi i radhës

Berisha thirrje qytetarëve: Bashkohuni me studentët, e vetmja rrugë për të kthyer normalitetin

Të fundit nga

ShkoLartë