kontrolle te jashtezakonshme ne gostivar 30 gjoba dhe 12 ndalesa pune 6a6259b3407ea

Kontrolle të jashtëzakonshme në Gostivar: 30 gjoba dhe 12 ndalesa pune

July 23, 2026
1 minut lexim
market2

Agjensia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka shqiptuar 30 denime me para dhe ka 12 ndalesa për punë, gjatë kontrolleve të jashtëzakonshme në Gostivar. Shkaqet e këtyre denimeve, në gjithësej 70 kontrollet e realizuara në rajonin e Gostivarit, ishin moszbatimi i masave të dezinfektimit, deratizimit, mosrespektimi i detyrimit për kontrolle të detyrueshme shëndetësore të punonjësve, si dhe operatorët e paregjistruar të ushqimit.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë

“Lidhur me parregullsitë e identifikuara – moszbatimi i masave të dezinfektimit, dhe deratizimit (5 operatorë), moszbatimi i ekzaminimeve të detyrueshme shëndetësore të punonjësve te 18 operatorë, u gjetën 11 subjekte juridike që nuk ishin të regjistruar si operatorë ushqimorë pranë AUV, për të cilat, përveç gjobës, atyre iu ndalua përkohësisht edhe kryerja e aktiviteteve të tyre deri në regjistrim”.

Gjatë kontrolleve, janë hasur dy operatorë se si po shisnin ushqim jo të sigurtë, në sasi prej 18 kilogramëve. Bëhej fjalë për salçiçe, kos, jogurt, sallamë dhe gjalpë.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë

“Për parregullsitë e identifikuara, përveç ekzaminimeve të detyrueshme shëndetësore për punonjësit e operatorëve të ushqimit, ndalimeve për kryerjen e aktiviteteve (12), paralajmërimeve dhe urdhrave për eliminimin e mospërputhjeve me kontrollet, u shqiptuan 30 gjoba në një shumë totale prej 7.750 eurosh në kundërvlerë në denarë.”

Cak i kontrolleve të Agjensisë ishin operatorët e ushqimit si: kafeteritë, piceritë, furrat e bukës, pastiçeritë, qebaptoret, objektet e paketimit të frutave dhe perimeve, si dhe operatorë të tjerë ushqimorë. Ndërsa qëllimi ka qenë të vërtetohet nëse operatorët nga rajoni i përmbahen ndalimit të miratuar të AUV-së për mos përdorimin e ujit nga sistemi i furnizimit me ujë të Gostivarit. Por, theksojnë se nuk janë gjetur parregullësi të kësaj natyre. përcjell Zhurnal.mk .

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pasaporta e maqedonise se veriut ne vendin e 33 te ne bote me e fuqishme se shumica ne rajon 6a625860586ad
Lajmi i mëparshëm

Pasaporta e Maqedonisë së Veriut në vendin e 33‑të në botë, më e fuqishme se shumica në rajon

Të fundit nga

ShkoLartë