kontrolle ne disa objekte hotelierike ne shkup konstatohen nje sere shkeljesh 69c852710e135

Kontrolle në disa objekte hotelierike në Shkup, konstatohen një sërë shkeljesh

March 29, 2026
1 minut lexim
IMG 5935
Screenshot

Policia në Shkup ka zhvilluar kontrolle në disa objekte hotelierike në komunat Karposh dhe Kisella Vodë gjatë natës mes 27 dhe 28 marsit, transmeton TV21. Gjatë aksionit janë kontrolluar dhjetëra lokale dhe kazino, ku janë konstatuar një sërë shkeljesh ligjore. Në disa objekte hotelierike janë evidentuar mungesë lejesh për terasa dhe tejkalim i orarit të punës. Autoritetet gjithashtu kanë shqiptuar masa për shkelje të ligjeve për duhanpirje, identifikim dhe siguri. Për të gjitha parregullsitë janë vendosur sanksione përkatëse, ndërsa kontrollet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Njoftimi i plotë nga MPB.

lg.php?bannerid=1227&campaignid=437&zoneid=31&loc=https%3A%2F%2Ftv21.tv%2Fkontrolle ne disa objekte hotelierike ne shkup konstatohen nje sere shkeljesh%2F&referer=https%3A%2F%2Ftv21

“Më 27/28.03.2026, në periudhën nga ora 20:00 deri në orën 03:00, në territorin e komunave Karposh dhe Kisella Vodë, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë ushtruar kontrolle në disa objekte hotelierike dhe në kazino dhe ndërmorën disa masa për ruajtjen e gjendjes së qëndrueshme të sigurisë.

Në zonën e komunës së Karposhit janë kontrolluar gjashtë objekte hotelierike, dy kazino dhe objekte të tjera. Gjatë kontrolleve, një person është privuar nga liria për posedim të drogës, tre persona janë shoqëruar për verifikim identiteti, është ndërmarrë një masë sipas Ligjit për Kundërvajtje Kundër Rendit dhe Qetësisë Publike, janë shqiptuar 37 masa sipas Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, ndërsa dy automjete janë larguar me mjetin special “merimangë”.

lg.php?bannerid=1221&campaignid=448&zoneid=31&loc=https%3A%2F%2Ftv21.tv%2Fkontrolle ne disa objekte hotelierike ne shkup konstatohen nje sere shkeljesh%2F&referer=https%3A%2F%2Ftv21

Ndërsa në zonën e komunës Kisella Vodë, nëpunës policorë së bashku me inspektorë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut kanë ushtruar kontrolle në shtatë kazino dhe shtatë objekte hotelierike. Në gjashtë kazino janë konstatuar shkelje sipas Ligjit për Duhanpirje, Ligjit për Letërnjoftim dhe Ligjit për Sigurim Privat. Gjithashtu, tek një objekt hotelierik është konstatuar mungesa e lejes për terasë verore, ndërsa tek një tjetër është konstatuar shkelje për tejkalim të orarit të punës.

Për të gjitha shkeljet janë shqiptuar sanksione përkatëse”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Burimi: lajmpress.org

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

reshje bore ne kodren e diellit dhe ne krusheve 69c8364ee8eab
Lajmi i mëparshëm

Reshje bore në Kodrën e Diellit dhe në Krushevë

ziadin sela dhe ilire dauti takime me mergaten ne zvicer eshte koha per aktivizimin e diaspores 69c86e9655e4b
Lajmi i radhës

Ziadin Sela dhe Ilire Dauti takime me mërgatën në Zvicër: Është koha për aktivizimin e diasporës

Të fundit nga

ShkoLartë