kontroll i befasishem ne burgun e durresit gjenden 5 celulare te fshehur ne dushe 68fc9b6388e42

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë të fshehur në dushe

October 25, 2025
1 minut lexim

Në orët e mëngjesit të sotëm, forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë zhvilluar një kontroll të befasishëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës.
Gjatë kontrollit janë gjetur pesë aparate telefoni celular të markës iPhone, të cilat përbëjnë sende të ndaluara në ambientet e institucionit.

Sendet janë gjetur të fshehura në dyert e dusheve (ambient i përbashkët), në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1.
Dyshohet se këto telefona i përkisnin të dënuarve me inicialet F. K., A. P. dhe V. I.

Në lidhje me rastin, po vijon puna hetimore për identifikimin e plotë të personave përgjegjës dhe mënyrën se si janë futur sendet e ndaluara në institucion.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

koalicione te fshehura dhe kalkulime cilat jane pritjet per balotazhin e 9 nentorit 68fc9ac07da47
Lajmi i mëparshëm

​“Koalicione të fshehura dhe kalkulime”, cilat janë pritjet për balotazhin e 9 nëntorit?

nje i vrare dhe dhjete te plagosur ne kiev pas sulmeve ajrore ruse 68fc9bd484cf4
Lajmi i radhës

Një i vrarë dhe dhjetë të plagosur në Kiev pas sulmeve ajrore ruse

Të fundit nga

ShkoLartë