kontroll aksional ne nje objekt hotelierik ne tetove gjendet droge ndalohen dy persona 6adb4fe0df89b

Kontroll aksional në një objekt hotelierik në Tetovë, gjendet drogë – ndalohen dy persona

October 23, 2026
1 minut lexim

MPB Maqedoni njofton se sot (23.10.2026), oficerë policie nga Departamenti i Policisë Kriminale të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë dhe ekipi mobil “Task Force” në koordinim me përfaqësues nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike kryen një kontroll aksional në një objekt hotelierik në Qendrën Tregtare të Qytetit në Tetovë.

“M.R. (48) nga Tetova u gjet para objektit dhe gjatë një kontrolli tek ai u gjet substancë pluhur e bardhë, pas së cilës ai u privua nga liria.

Ndërsa, brenda objektit, tek pronari J.T. (54) nga fshati Trebosh u gjetën 15 pako me substancë pluhur të bardhë, pas së cilës edhe ai u privua nga liria”.

“Të dy u ndaluan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen akuza përkatëse”, thonë nga MPB.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

a do te jete elijona fytyra e re e big talk 6adb4f4f507cc
Lajmi i mëparshëm

A do të jetë Elijona fytyra e re e “Big Talk”

Të fundit nga

​Tërmet në Itali

Një tërmet me fuqi 5.6 ballë sipas shkallës Rihter goditi sot rajonin e Sicilisë, njoftoi EMSC. Tërmeti u regjistrua në orën 12:19 me orën lokale, në një thellësi prej 10 kilometrash. Epiqendra
ShkoLartë