kontrabandoi mallra nga greqia arrestohet ne flagrance 57 vjecari ne kapshtice i sekuestrohen celulare pije alkoolike dhe cigare pa fature 68a1db21f2259

Kontrabandoi mallra nga Greqia, arrestohet në flagrancë 57-vjeçari në Kapshticë, i sekuestrohen celularë, pije alkoolike dhe cigare pa faturë

August 17, 2025
1 minut lexim

Policia Kufitare në Kapshticë ka arrestuar në flagrancë një 57-vjeçar nga Plasa, i cili tentoi të fuste në territorin shqiptar një sasi të konsiderueshme mallrash të dyshuara të kontrabanduara.

Arrestimi u bë gjatë kontrolleve të thelluara në hyrje të pikës kufitare, ku autoritetet sekuestruan mallra pa fatura blerjeje, përfshirë pije alkoolike, produkte ushqimore, cigare dhe aparate celularë.

Deklarata e policise

Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet policore, shërbimet e DVKM Korçë, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, kaluan për kontroll në vijën e dytë automjetin me drejtues shtetasin Th. B., 57 vjeç, banues në Plasë.

Nga kontrolli, në automjet janë gjetur produkte ushqimore dhe pije alkoolike, dhjetëra steka cigare dhe disa aparate celularë, të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë 57-vjeçari, për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të tjerë”, si dhe u sekuestruan mallrat. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sadiku dhe drejtori i qmk se koordinojne nga terreni shuarjen e zjarrit ne sllupcan 68a1cc9d016bc
Lajmi i mëparshëm

Sadiku dhe drejtori i QMK-së koordinojnë nga terreni shuarjen e zjarrit në Sllupçan

agim kasapolli nuk mendoi dy here jep lajmin qe carti ish jugosllavet dhe serbet 68a1db854497e
Lajmi i radhës

Agim Kasapolli nuk mendoi dy herë, jep lajmin që çarti ish jugosllavët dhe serbët 

Të fundit nga

ShkoLartë