kontrabandistet zbarkuan drogen ne nje plazh plot me turiste ne spanje 68ba243305bea

Kontrabandistët zbarkuan drogën në një plazh plot me turistë në Spanjë

September 5, 2025
1 minut lexim

Grupi i kontrabandistëve të drogës u ndalua pasi zbritën ngarkesën para syve të turistëve.

Ngjarja ndodhi në plazhin Playa Ancha dhe u regjistrua në një video që u përhap në internet.

Në video shihet një anije që i afrohet bregut, ndërsa ekuipazhi i dorëzon disa pako të mëdha një grupi burrash në tokë, të cilët i ngarkojnë shpejt në një automjet të parkuar në rërën e plazhit.

Të dyshuarit, shumica prej të cilëve fshehin fytyrat me bluzat, bartnin çanta të rënda përmes plazhit, duke kaluar pranë larësve dhe familjeve me fëmijë. Pasi u zbrit ngarkesa, një burrë tjetër u hodh nga gliseri dhe iu bashkua grupit në veturë, e cila u largua me shpejtësi nga plazhi. Anija gjithashtu u kthye drejt detit.

Sipas gazetës spanjolle Diario de Pontevedra, anija kishte ardhur nga Maroku, ndërsa mjeti është marrë me qira (ose ndoshta i vjedhur) nga Gjibraltari.

Kryetari i komunës Casares, Juan Luis Villalon, konfirmoi se hetimet i ka marrë në dorë departamenti special kundër trafikimit të drogës.

“Ngjarje të tilla nuk kanë ndodhur kurrë më parë në Casares, e aq më pak në mes të ditës. Kjo është një arsye për alarm dhe thirrje për veprim publik. Njësia na ka thënë se ka marrë në dorë hetimin, por kjo situatë na shqetëson shumë”, tha ai.

Ngjarja shkaktoi edhe shumë reagime negative në rrjetet sociale, ku përdoruesit thonë se këto skena nuk janë më përjashtim dhe se kontrabandistët ndihen të sigurt për të kryer operacionet e tyre edhe në mes të ditës. Edhe pse policia ende nuk është deklaruar zyrtarisht, kryetari i komunës konfirmoi se disa persona janë arrestuar.

Spanja njihet si një nga pikat kryesore hyrëse të drogës në tregun evropian. Autoritetet atje regjistrojnë rregullisht konfiskimet të mëdha të kokainës dhe kanabisit në Bashkimin Evropian, dhe shumica e ngarkesave vijnë me anije nga Amerika Qendrore dhe e Jugut si dhe Afrika.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

spahiu levizjet e osmanit me shume per ta ngaterruar situaten vendi mund te shkoje ne zgjedhje 68ba232025372
Lajmi i mëparshëm

Spahiu: Lëvizjet e Osmanit më shumë për ta ngatërruar situatën, vendi mund të shkojë në zgjedhje

latifi thote se ne rahovec gara do te jete per vendin e dyte 68ba2b1319d48
Lajmi i radhës

Latifi thotë se në Rahovec gara do të jetë për vendin e dytë

Të fundit nga

ShkoLartë