konstituimi i kuvendit pdk propozon vlora citakun per nenkryetare 6aa10f747421d

Konstituimi i Kuvendit, PDK propozon Vlora Çitakun për nënkryetare

September 9, 2026
1 minut lexim

Kuvendi i Kosovës pritet të vazhdojë sot seancën konstituive, me deputetët që pritet të mblidhen në orën 11:00 për të proceduar me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Në këtë seancë, Partia Demokratike e Kosovës pritet të propozojë Vlora Çitakun për pozitën e nënkryetares së Kuvendit.

Kështu ka konfirmuar zyra për informim e PDK-së.

Kandidatura e Çitakut është konfirmuar edhe nga vetë kryetari i PDK-së, Bedri Hamza,ditë më parë.

Seanca e sotme vjen pas një periudhe të gjatë bllokade, gjatë së cilës Kuvendi nuk ka arritur të përmbyllë procesin e konstituimit të legjislaturës së re.

Në rend dite janë zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Çitaku ka mbajtur edhe më herët pozitën e nënkryetares së Kuvendit, në legjislaturën e kaluar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qyteti qe mbeti pa mbrojtjen e policeve 6aa0f4329c8ac
Lajmi i mëparshëm

​Qyteti që mbeti pa mbrojtjen e policëve

drejtori i pergjithshem i policise mberrin ne korce hita takim me drejtuesit vendore para nisjes se shkollave 6aa10fef5d14b
Lajmi i radhës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë mbërrin në Korçë, Hita takim me drejtuesit vendorë para nisjes së shkollave

Të fundit nga

ShkoLartë