Përfaqësuesi i Komisionit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Darian Konomi, ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ku diskutoi mbi sfidat që përballen personat me aftësi të kufizuara, veçanërisht në fushën e arsimit.
Gjatë intervistës, Konomi theksoi problematikën e mungesës së mësuesve ndihmës në shkolla dhe rëndësinë e qëndrueshmërisë së tyre për nxënësit me nevoja të veçanta.
“Ka pasur peticione për mungesën e mësuesit ndihmës, dhe rekomandimi ynë është që kjo situatë të mos ndryshojë çdo vit.
Mësuesi ndihmës nuk duhet të largohet, sepse lidhja e vazhdueshme është thelbësore për përparimin e nxënësve,” – u shpreh Konomi.
Ai shtoi se ndryshimi i mësuesve ndihmës çdo vit krijon pengesa të mëdha në mësimdhënie, ndërsa nxënësit humbasin mbështetjen e nevojshme për të zhvilluar potencialin e tyre të plotë.
Burimi: botasot.info


