kongresi amerikan jep 257 milione usd grenell kennedy center do ti rikthehet diteve te lavdishme 689e2218f03e4

Kongresi amerikan jep 257 milionë USD, Grenell: Kennedy Center do t’i rikthehet ditëve të lavdishme

August 14, 2025
1 minut lexim

Kennedy Center ka marrë një financim prej 257 milionë USD nga kongresi amerikan, pas kërkesës së Presidentit Donald Trump.

Lajmin e ka bërë të ditur Richard Grenell, drejtor ekzekutiv i Kennedy Center përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“@realdonaldtrump e shpëtoi Kennedy Center – qendra nuk ishte mirë fizikisht dhe financiarisht – por Presidenti Trump bëri që Kongresi të caktojë 257 milionë dollarë për ta shpëtuar. Ajo do t’i rikthehet ditëve të saj të lavdishme. Sot ai erdhi të na japë ide se si të përdorim më mirë këto para – askush nuk është më i mirë në ndërtim dhe rindërtim sesa Donald J. Trump”, shkruan Grenell.

Kennedy Center (emri i plotë: The John F. Kennedy Center for the Performing Arts) është qendra kombëtare e arteve skenike e Shteteve të Bashkuara, e vendosur në Washington, D.C.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rusia humb nje aeroplan su 30sm prane ishullit te gjarprit ne ukraine 689e206f5cb44
Lajmi i mëparshëm

Rusia humb një aeroplan Su-30SM pranë Ishullit të Gjarprit në Ukrainë

maliq vrasja e 14 vjecarit nga bashkemoshatari i tij shoqerohen disa te mitur 689e251f7df13
Lajmi i radhës

Maliq/Vrasja e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij, shoqërohen disa të mitur

Të fundit nga

ShkoLartë