konflikt ne korce nje person dhunohet per motive banale dyshohet se 694d776443cf4

Konflikt në Korçë, një person dhunohet për motive banale, dyshohet se…

December 25, 2025
1 minut lexim

Një konflikt mes disa personave ka ndodhur në lagjen 7 të qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një konflikt ka ndodhur mes disa personave në një lokal dhe dyshohet se njëri prej tyre është goditur. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka bërë shoqërimin e personit që dyshohet se është dhunuar (i dehur) dhe pronarin e lokalit për ta pyetur lidhur me ngjarjen.

Nga ana tjetër, policia po merr të gjitha kamerat e sigurisë për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në konflikt. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive banale dhe pritet të zbardhen detaje të tjera në vijim.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

premier league ndryshon traditen 694d76b74bca8
Lajmi i mëparshëm

Premier League ndryshon traditën

cmimi i bitcoin mbetet nen 88 mije dollare 694d778f3f0aa
Lajmi i radhës

Çmimi i Bitcoin mbetet nën 88 mijë dollarë

Të fundit nga

ShkoLartë